“Bashkëpunimi ekonomik, kontribut për paqen ”
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi dje se "bashkëpunimi ekonomik mes vendeve anëtare të Detit të Zi, është një kontribut për paqen dhe stabilitetin e këtij rajoni, si dhe një ndihmë për zgjidhjen e një problematike të trashëguar nga e kaluara". Duke folur në takimin e 19-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), Berisha tha se "rajoni ku shtrihet ky bashkëpunim është një nga rajonet më të rëndësishme të botës, për vetëpotencialet dhe shtrirjen e tij gjeografike, ku kryqëzohen rrugët më të rëndësishme të planetit". Ndërsa, sipas ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, "rritja e fleksibilitetit dhe aplikimi i mekanizmave efektivë vendimmarrës, rritja e dinamizmit të punës, prioritizimi dhe racionalizimi i forcave, zbatimi më i shpejtë i vendimeve, konsolidimi i strukturës financiare etj., të zbatuara nga organet e organizatës, do të ndikojnë në rritjen e mëtejshme të efektivitetit të punës së saj, që ajo t'i përgjigjet me sukses kërkesave dhe sfidave të reja të bashkëpunimit rajonal".