Ministri turk takime me Topin e Bashën
Presidenti Topi vlerësoi dje marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Turqisë gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Ali Babaxhan. "Kryetari i shtetit vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmesën e dhënë nga Turqia në fushën e mbrojtjes dhe shëndetësisë, duke evidentuar rëndësinë e mbështetjes politike nga ana e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu pozicionin e qartë të Turqisë për njohjen e menjëhershme të shtetit të ri të Kosovës", thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës. Gjatë takimit me ministrin Basha, kreu i diplomacisë turke, pasi vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe vuri në dukje progresin e rëndësishëm të Shqipërisë në drejtim të ecurisë së saj euroatlantike.