Bashkëpunimi i Berishës me çamët largon Dulen nga koalicioni i djathtë
PBDNJ-ja pritet të bashkëpunojë me PS-në në zgjedhjet e qershorit. Dule nuk e pranon çështjen çame, kundërshton koalicionin me ta
Eljona Ballhysa
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut po negocion këto ditë me Partinë Socialiste për të bashkëpunuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Megjithëse nuk e pohoi në mënyrë të drejtpërdrejtë, kryetari i PBDNJ-së, Dule, e nënkuptoi largimin e tij nga koalicioni i djathtë gjatë fjalës së mbajtur në kongresin e kësaj partie pak ditë më parë. Burime informacioni bëjnë të ditur se largimi i Dules nga koalicioni i djathtë ka ardhur për shkak të firmosjes së bashkëpunimit elektoral midis kryeministrit Berisha dhe partisë së çamëve. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk e njeh çështjen çame, ndaj dhe ai nuk mund të qëndrojë në koalicionin ku bën pjesë kjo parti.
Largimi
Burimet kanë bërë të ditur se Dule ndan mendim të ndryshëm me partitë që kanë firmosur tashmë bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Jo vetëm prania e PDI-së në koalicion, e cila vendosi përfundimisht largimin e PBDNJ-së nga e djathta, por edhe prania e legalistëve dhe e ballistëve. Kryetari i PBDNJ-së shpesh i ka etiketuar këto dy parti si nacionaliste, me karakter të theksuar kombëtar. Ndërkohë që PBDNJ-ja njihet si parti e minoritetit grek dhe mbron të drejtat e kësaj pakice në Shqipëri. Përfshirja e partisë së çamëve në koalicionin e djathtë ka firmosur largimin e PBDNJ-së, e cila, e ndikuar nga qarqet greke, nuk e ka njohur asnjëherë çështjen çame dhe kërkesat e këtij komuniteti. PBDNJ-ja dhe PDI-ja ndajnë programe ekstremisht të ndryshme politike, të cilat nuk mund të gjejnë asnjë pikë të përbashkët.
Pakënaqësitë
Megjithatë, kryetari i PBDNJ-së nuk e ka cituar në asnjë moment gjatë fjalës së mbajtur në kongresin e kësaj partie arsyen për largimin e tij nga koalicioni i djathtë. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë kongres Dule renditi një sërë pakënaqësish nga qeverisja e PD-së. Ai vuri theksin në mungesën e reformave të duhura sociale, në një moment kur Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, për katër vjet, e ka drejtuar pikërisht kjo parti. Dule u shpreh se vendi ka nevojë për reforma të thella në disa sektorë, si në arsim, çështjet sociale, ekonomike dhe në trajtimin e minoriteteve. Kryetari i PBDNJ-së deklaroi se kryeministri e përdori futjen në NATO si slogan politik, dhe jo si arritje e të gjithë shqiptarëve. Vangjel Dule tha se forca politike që ai drejton kërkoi me forcë gjatë hartimit të Kodit Zgjedhor që t’u krijohej mundësia emigrantëve të votonin. Dule u shpreh se e drejta e votës së emigrantëve nuk ndodhi për shkak të spekulimit të politikës. Ai u shpreh se konsolidimi i shtetit ka ecur me hapa të ngadaltë. “Gjatë 19 viteve të fundit vendi vuan një brishtësi të stërzgjatur mbi konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Jeta politike përjeton ende pasojat e një tolerance të pakuptimtë dhe shpeshherë mbizotërohet nga një polarizim shterpë e artificial, që me pasojat e veta demokratike ndikon në jetën e qytetarit e të shoqërisë”,- tha kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Ai kërkoi një frymë të re në trajtimin e qytetarëve dhe të shoqërisë. Dule kërkoi nga shteti “që të mos jetë mekanizëm konservator që nuk e pranon ndryshimin, nuk e pranon risinë, nuk e pranon frymën e re në trajtimin nga ana e tij të qytetarit dhe të shoqërisë”. Megjithëse nuk e pohoi në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkimin me koalicionin e majtë, Dule, nëpërmjet kritikave ndaj qeverisë së djathtë, nënkuptoi largimin e mundshëm të tij nga koalicioni i djathtë. Ai bëri të ditur se PBDNJ-ja do ta zyrtarizojë vendimin për t’u bërë pjesë e një prej koalicioneve më 12 maj, që është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
12 Maj 2009