Rama: “Nuk njohim zgjedhjet, pa 9 kutitë e Fierit”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Vendimi i kryesisë
Pa u numëruar nëntë kutitë e Fierit, Partia Socialiste nuk do të njohë zgjedhjet. Ky ka qenë vendimi i mbledhjes së kryesisë socialiste, e cila zgjati për rreth 1 orë e gjysmë. Diskutimi mes anëtarëve të kryesisë është përqendruar vetëm në këtë pikë edhe pse Ben Blushi i ka kërkuar Ramës që të pranohet humbja dhe të përgatiten për opozitë. Kreu i selisë rozë nuk ka preferuar t i kthejë përgjigje këtij komenti dhe ka vazhduar me diskutimin për Fierin. Ndërkohë Rama pohoi pas mbledhjes se Sali Berisha duhet të heqë dorë nga mandati i nëntë i kësaj partie në qarkun e Fierit dhe t u japë fund maskaradave të KQZ-së, të orkestruara prej tij. “Nuk do të lejojmë grabitjen e mandatit të 9 në Fier. Maskarada e KQZ-së duhet të marrë fund. Berisha duhet të heqë dorë nga ideja se mund të grabisë mandatin me forcë, nëse do që PS të njohë zgjedhjet”, - u shpreh Rama, gjatë një konference për mediat. Ai e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve të deformuar, ndërkohë që ai ka mohuar deklaratën e Metës, për një ofertë që i ka bërë Partia Socialiste, duke thënë se PS ka vendosur të ndërtojë koalicion vlerash jo aleancë mëkatarësh në një bashkim të vjetër kryetarësh.
Deklarata
Kryesocialisti pohoi dje se është e patolerueshme dhe PS do ta bëjë të pamundur që kjo palo qeveri në formim e sipër, ende pa u bërë qeveri, ta nisë me një grabitje të kësaj përmase. Ai shtoi se ka pasur ndërhyrje përmes një sërë mekanizmash në procesin e zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe që rezultati ka deformimet e veta. PS, premtoi Rama, do të bëjë çmos të provojë gjithçka që mund të provohet, por njëkohësisht nuk do t i ndahet nxjerrjes në dritë të këtyre mekanizmave, pavarësisht rezultatit përfundimtar. “Nga ana tjetër, dua t i them Sali Berishës, që duhet t i vijë turp për të gjitha masat represive, që pushteti i tij po merr në të gjitha qarqet ku ka fituar PS, duke larguar njerëz nga puna, ende pa dalë rezultati. Ashtu si kundër duhet t i vijë turp për studentin që u ndalua në komisariatin e Fierit, për të cilin u bë e pamundur dhënia e një provimi sot paradite. Me këto masa, dhe në këtë rrugë, do të jetë e pamundur për Sali Berishën, për Ilir Metën dhe për të gjithë këtë çetë që po organizohet, bazuar vetëm në interesa korruptive, që t u japin Shqipërisë dhe shqiptarëve, atë që meritojnë, ashtu si kundër do të jetë e pamundur të mund të realizojnë ato gjëra, që normalisht janë në themelin e kësaj marrëveshjeje të pistë”, - theksoi ashpër Rama, ndërsa shtoi se janë të që t i bëhen barrikadë kësaj krijese që po del nga marrëveshja e ulët, më e neveritshmja marrëveshje në historinë e këtyre 18 viteve, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ai deklaroi më tej se PS do të shohë përpara dhe do të shkojë përpara për të kthyer në alternativë qeverisëse në pushtet këtë projekt që e ka bërë PS më 28 qershor forcën e parë politike në Shqipëri.
Akuzat për Metën
Rama mohon akuzat e Metës për ofrimin e postit të Kryeministrit me blerje mandatesh nga e djathta. “Pas asaj që Ilir Meta bëri, askush nuk duhet të çuditet nga ato që Ilir Meta thotë. Dyfytyrësia e Ilir Metës doli në pah në një përmasë që askush nuk mund ta përfytyronte. Për fat të keq, 83 mijë njerëz që e votuan Ilir Metën për të hequr Sali Berishën, u kthyen në një mall, që Ilir Meta e shiti për të blerë karriget e palo qeverisë që po rreket të formohet përmes kësaj marrëveshje. Kjo bëmë flet më shumë se gjithçka! Ilir Meta është i pabesueshëm në gjithçka thotë”, - tha ai, ndërsa shtoi se “mohoj me neveri atë që ai ka thënë konkretisht, lidhur me pyetjen tuaj dhe faktin tërësisht të pavërtetë, se paska pasur një ofertë nga PS”. Rama tha se PS ka qenë e qartë që në fillim kur ka vendosur të ndërtojë një koalicion vlerash dhe një bashkim të ri qytetarësh dhe jo një aleancë mëkatarësh, në një bashkim të vjetër kryetarësh.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009