E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bashkëpunimi me Berishën,mbulon krimin”

 

Socialdemokrati Gjinushi kërkoi dje dorëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe ndërprerjen e çdo lloj bashkëpunimi me të. “Ne kemi të drejtë ta kërkojmë dorëheqjen, tërë legjitimitetin, tërë mbështetjen, ashtu siç kemi detyrimin të mos bashkëpunojmë me këtë lloj qeverie e shumice, sepse çdo bashkëpunim me të është bashkëpunim me krimin, është minimumi fshehje e krimit para organeve të drejtësisë; nuk ka shqiptar të besojë që mund të zbardhen aferat, implikimet e kryeministrit nga një prokurori nën presion; kur Berisha guxon e kërcënon deri me jetë; guxon e kërcënon me video kasetë vetë Kuvendin, merreni me mend çfarë i bën një prokurori apo një gjykatësi”, tha Gjinushi. Sipas socialdemokratëve, Kryeministri Berisha duhet të largohet tani për t’i lënë rrugë të lirë Prokurorisë në hetimet e saj. “Ne ritheksojmë se e vetmja zgjidhje është largimi i Sali Berishës dhe dhënia llogari para drejtësisë, si përgjegjësi kryesor i krizës ekonomike, varfërimit e vjedhjes, vrasjes së shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›