Greqia: Bankat tona i mbijetojnë krizës
Bankat greke i kanë të gjitha mundësitë t‘i mbijetojnë stuhisë që ka prekur ekonomitë në Evropën Lindore për shkak se ato janë më pak të ekspozuara ndaj tregjeve të huaja sesa bankat e Evropës Perëndimore, ndërsa kapitalet e tyre bazë mund të përballojnë humbjet nga kreditë. Kjo qe deklarata e guvernatorit të Bankës Qendrore të Greqisë, George Provopoulos, dhënë për agjencinë "Reuter".
"Në Evropën Juglindore, aktiviteti ekonomik po ngadalësohet. Ka një frenim të konsiderueshëm dhe ne po e vëzhgojmë situatën nga afër", - tha ai. Banka Qendrore e Greqisë ka kërkuar nga bankat greke të rrisin kapitalin e investuar në mënyrë që të përballojnë problemet e mundshme. "Edhe nëse situata përkeqësohet më tej, ne nuk do të kemi probleme", tha Provopoulos. Bankat greke janë të pranishme në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Bankat greke kanë kredituar 55 miliardë euro në tregjet e Ballkanit, shifër kjo e konsideruar më e ulët sesa paratë e kredituara nga austriakët në Evropën Qendrore dhe Lindore.