Prifti: Ja paketa jonë për të zbutur krizën ekonomike
24/02/2009 LSI-ja propozime për qeverinë “Berisha”
Lëvizja Socialiste për Integrim publikon paketën antikrizë të hartuar prej saj. Dje gjatë një konference për shtyp përfaqësuesit e kësaj partia i propozuan qeverise hapa konkretë për të ndihmuar shtresat e varfra të shoqërisë përballë krizës ekonomike. Ishte pikërisht nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti ai që bëri me dije lidhur me këto propozime. Në gjykimin e tij, janë pikërisht këto shtresa që do të preken të parat nga kriza. “Propozojmë që qeveria të shohë mundësinë për të ulur të paktën me 10 për qind tatimin mbi vlerën e shtuar për një pjesë të rëndësishme të mallrave ushqimore. Kjo mund të jetë një ulje e përkohshme, të paktën prej 6 muajsh, për të parë efektin në ekonomi dhe në buxhetet familjare”, - vlerësoi Prifti. LSI-ja propozon që më datën 1 maj qeveria duhet patjetër të bëjë një rritje prej 30 për qind të pensioneve dhe jo rritje prej 5 për qind, siç ka parashikuar të bëjë në muajin e sipërpërmendur. “Propozojmë një rritje prej 50 për qind të ndihmës ekonomike dhe të pagesës së papunësisë. Propozojmë një rritje të subvencionit në bujqësi, sepse dhe pjesa e fshatit është pjesa më e madhe e popullsisë e prekur dhe nga 10 miliardë lekë që është subvencioni në bujqësi, të shkojë brenda këtij viti të paktën 30 miliardë lekë, ku të subvencionohen drejtpërdrejt fshatarët për prodhimin e tyre. Dhe subvencioni të mos shpërndahet në mënyrë selektive, por t’u shkojë fermerëve drejtpërdrejt për prodhimin e tyre, sepse kështu nxitim prodhimin”, - u shpreh Prifti lidhur me këtë paketë propozimesh. Sipas tij, shqetësuese është edhe tendenca e disa bankave shqiptare, të cilat kanë kufizuar kredidhënien, çka përbën një fakt tjetër që e detyron qeverinë të reagojë.