Kapen 2.2 tona drogë
Në anije ndodheshin pesë persona, në mesin e të cilëve edhe një shtetas i Hondurasit. Sipas njoftimit të Marinës së Kolumbisë, që të gjithë u arrestuan menjëherë.
Droga, vlera në treg e së cilës vlerësohet në afro 60 milionë dollarë, ishte e paketuar në 2,200 pako, dhe sipas të gjitha gjasave i përkiste grupit kriminal Urabeos, pjesë e të cilit janë pjesëtarë të grupeve të ndryshme paramilitare që iu përkushtuan trafikimit të drogës.
Anija ishte nisur drejt Panamasë, prej nga droga do të duhej të transferohej në SHBA, thuhet në kumtesë. Sipas marinës kolumbiane, i gjithë aksioni është kryer në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftimin e Drogës (DEA).
Sipas të dhënave të OKB’së, Kolumbia vitin e kaluar ishte shitësi më i madh i drogës në botë, me 350 tona drogë të shitur. Një sasi pak më të vogël e ka shitur Peruja.