Bashkepuntoret e Dajtit ne polici, gati shkarkimi dhe ndjekja penale e tyreNga Ndërsa prokuroria ka bërë të ditur se më shumë se pesë punonjës policie kanë bashkëpunuar me Dritan Dajtin, burime nga Policia e Shtetit thanë se menjëherë sapo të bëhet p
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Bashkepuntoret e Dajtit ne polici, gati shkarkimi dhe ndjekja penale e tyreNgaNdërsa prokuroria ka bërë të ditur se më shumë se pesë punonjës policie kanë bashkëpunuar me Dritan Dajtin, burime nga Policia e Shtetit thanë se menjëherë sapo të bëhet publik identiteti i tyre, ata do të shkarkohen dhe ndiqen penalisht. Këto burime thonë se të gjithë emrat e punonjësve të policisë që u është gjendur emrin në telefonat e Dajtit, edhe nëse hetimet nuk vërtetojnë bashkëpunimin e tyre me këtë të fundit, do të shkarkohen nga detyra. Ndërkohë, familjarët e Dritan Dajtit tashmë kanë zgjedhur edhe avokatin që do ta mbrojë ligjërisht atë, së bashku me kunatin, Erges Xhaxho. Ai është avokati Arben Qeleshi, teksa pas caktimit të tij, në ditët në vijim Dajti pritet që të merret në pyetje nga ana e organit të akuzës. Deri më tani, Dajti nuk ka pranuar të flasë për prokurorinë, pasi nuk kiste zgjedhur ende avokatin që do ta mbronte atë. Gjatë caktimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila caktoi ndaj tij masën “Arrest me burg”, Dajti u përfaqësua nga avokati i zgjedhur nga gjykata, Remzi Ponari.
Masat
Gjetja e emrave të punonjësve të Policisë së Shtetit në telefonat e Dritan Dajtit, ka hedhur dyshime të forta për bashkëpunimin e tij me policinë. Për këtë arsye, burime pranë Policisë së Shtetit thonë se menjëherë sapo të bëhen të ditur emrat e punonjësve të policisë të gjetur në telefonat e Dajtit, ata do të shkarkohen nga detyra dhe do të ndiqen penalisht. Madje, këto burime thonë se, pavarësisht se nëse hetimet vërtetojnë bashkëpunimin e tyre, apo jo me Dajtin, ata do të shkarkohen nga detyre.
Deri më tani, hetimet e prokurorisë nuk kanë nxjerrë nëse policët që u është gjetur emri në telefonin e Dritan Dajtit, ta kenë informuar atë më datën 7 gusht të këtij viti, kur dhe policia kreu dhe operacionin për arrestimin e tij, gjatë të cilit u vranë katër oficerë policie. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ende nuk ka marrë në dorë emrat e policëve të implikuar në rrjetin kriminal të Dritan Dajtit, për shkak se emrat e tyre përbëjnë një sekret hetimor për prokurorinë, por ata do të përjashtohen nga radhët e policisë, edhe nëse nga hetimi nuk do të sigurojë dot prova materiale në ngarkim të tyre”, thanë burime pranë Policisë së Shtetit. Ndërkohë, pavarësisht se burime pranë organit të akuzës thonë se në telefonat e Dajtit janë gjetur më shumë se pesë emra të punonjësve të policisë, identiteti i tyre vazhdon që mos të bëhet publik. Këto burime thonë se sapo të sigurojnë provat e mjaftueshme, emrat e tyre do të bëhen publik dhe punonjësit e policisë do të procedohen penalisht.
Ndërkohë, tashmë është caktuar edhe avokati që do të mbojë Dritan Dajtin gjatë procesit gjyqësor në ngarkim të tij, ku akuzohet për vrasjen e katër oficerëve të policisë. Burime pranë prokurorisë bënë të ditur se avokati Arben Qeleshi ka dorëzuar tre ditë më parë kërkesën për të mbrojtur Dajtin, si dhe kunatin e vet, Erges Xhaxho. Kërkesa e Qeleshit është shoqëruar nga një prokurë e bashkëshortes së Dajtit, e cila i jep të drejtën atij që të përfaqësojë një prej njerëzve më të rrezikshëm në Shqipëri. Pas caktimit të avokatit mbrojtës, tashmë Dritan Dajti pritet që të merret në pyetje nga ana e organit të akuzës, për të dhënë versionin e tij për ngjarjen e 7 gushtit, kur de vrau katër oficerë të policisë. Kjo, pasi mungesa e avokatit mbrojtës ka qenë motivi që Dritan Dajti nuk ka folur deri më tani për organin e akuzës. Sakaq, në organin e akuzës është dorëzuar edhe një kërkesë për lirimin e një automjeti tip “BM˔, që i përket bashkëshortes së Dritan Dajtit, e sekuestruar nga ana e policisë ditën e ngjarjes së rëndë në Durrës.