Turizmi preket nga kriza, të ardhurat 4,3% më pak se sa vjet Nga Fitim Zekthi Efektet e krizës ekonomike kanë ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e vendit tonë nga turizmi i cili ndonëse po numëron një numër të konsiderueshëm vizitorësh , shpenzim
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Turizmi preket nga kriza, të ardhurat 4,3% më pak se sa vjet Nga Fitim ZekthiEfektet e krizës ekonomike kanë ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e vendit tonë nga turizmi i cili ndonëse po numëron një numër të konsiderueshëm vizitorësh , shpenzimet e tyre janë më të ulëta se sa ishin vjet. Të dhëna zyrtare të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur dje se saktësisht deri në fund të qershorit të këtij viti turistët e huaj që kanë ardhur në vend kanë 4,3 përqind më pak se sa kjo shifër ishte vjet për të njëjtën periudhë kohe. Nga janari i këtij vendi në Shqipëri shpenzimet e turistëve kanë kapur vlerën e 212 milionë eurove. Të ardhurat që vendi pret të marrë nga turizmi sidomos në një kohë kur nevojat për valutë të huaj janë shumë të mëdha. Është e qartë se shpenzimet e turistëve kanë rënë për shkak të rënie s në përgjithësi të shpenzimeve për konsum në të gjitha vendet e që janë prekur nga kriza. Thuajse e gjithë Europa ka hyrë në recesion prej më shumë se gjashtë muajsh. Një e dhënë interesante vihet re në të dhënat e Bankës së Shqipërisë në lidhje me shpenzimet që vetë shqiptarët kanë kryer në rrugëtimet tyre jashtë vendit. Ata kanë shpenzuar rreth 3,6 përqind më shumë se sa vjet dhe vlera monetare e këtyre shpenzimeve është rreth 211 milionë euro në gjashtë muajt e parë të vitit. Duket se efektet e krizës ekonomike nuk kanë rënë mbi shqiptarët por në fakt e vërteta është se kategoria e qytetarëve shqiptarë që kryejnë udhëtime turistike jashtë vendit i përket me sa duket një grupimi i cili e ka shumë të lehtë të përballojë të tilla shpenzime. Turistët e huaj që vijnë në Shqipëri nuk janë pjesa e pasur e vendeve nga ata vijnë( pa i përjashtuar edhe ata) ndërkohë që pjesa e qytetarëve shqiptarë që kryejnë udhëtime turistike jashtë Shqipërisë janë nga pjesa e vendit. Këto detaje megjithatë riza ekonomike globale ka prekur turistët e huaj por jo ata shqiptarë. Ekonomia shqiptare është e qartë se ka mundur të mbesë e pazhytur në reçesion por ngadalësimi është i madh dhe ndihma që ajo merre nga turizmi nuk do të jetë në atë nivel që të mund ta ndihmonte atë më shumë se sa viete e shkuara. Një seri investimesh të rëndësishme në infrastrukturë kanë ndihmuar që numri i vizitorëve të jetë më i lartë por kriza ekonomike ka rrudhur shpenzimet e tyre. valuta e huaj është mjaft e rëndësishme sepse ajo do të ndikonte në moszhvlerësimin e lekut vendas i cili rrezikon të çojë në zhvillime jo të mira në lidhje me çmimet dhe me këstet e kredive.