Bashkëqeverisja, produkt i hierarkisë së vlerave autoritative
Politika nuk është shkencë… por art, kështu disi i mvishet të ketë thënë kancelari historik gjerman, Bismarku, në një fjalim të tij në Rajshtag. Në teoritë politike, këtë lloj arti që kishte ndërmend Bismarku, mbështetur edhe në paradigmën thjesht liberale të mendimit politik, e kanë vlerësuar si art i qeverisjes, respektivisht aftësi për të ushtruar kontroll brenda shoqërisë përmes bërjes dhe përmirësimit të vendimeve të përbashkëta. Këtë sferë të shpjegimit konceptual të politikës si shkencë dhe art i qeverisjes, duket se elita politike shqiptare në Tiranë tashmë e ka përvetësuar mjaftueshëm, sa për të mos mbetur në klasë. Ajo tashmë e ka të qartë se, politika para së gjithash paraqet kompleksin e qeverisjes si shpërfaqja më e ndërlikuar e veprimtarisë shoqërore, që nënkupton tërësinë e formave dhe vet përmbajtjen e ushtrimit të pushtetit. Në këtë kuadër, mund të thuhet se kjo elitë ka përvetësuar mirë teorinë e politologut të njohur David Easton, duke e konceptuar politikën edhe si "caktim autoritativ i vlerave".
Procesi i zgjedhjeve që u përmbyll me aktin marathonomak të numërimit të votave, tashmë pranohet gjithandej, se ishte produkt i ndryshimeve kushtetuese jashtë çdo kriteri normal demokratik dhe produkt i Kodit Elektoral që ishte projektuar për të inauguruar sistemin dypartiak në Shqipëri, respektivisht autoritarizmin e gjithëfuqishëm. E qartë, ky sistem që po pretendohej të inaugurohej, mëtonte të hiqte nga skena politike një varg minipartish dhe të "disiplinonte" skenën e pluralizmit politik. Në këtë rrafsh pretendonte se do të bënte një ndërrim epokal, duke amputuar në jetën politike shqiptare një tip të sistemit autoritar, që bie ndesh me kodin e vlerave autoktone politike shqiptare - që në thelb ka respektimin e diversiteteve të mendimit. Autori i këtij kodi mori atë që nuk e priste - humbjen më të thellë politike. Ndërkaq e majta shqiptare me këtë humbje pësoi goditjen e domosdoshme që pritej ta pësonte - imperative për një rikëndellje dhe ristrukturim të domosdoshëm, duke u bazuar në vlerat e mirëfillta të së majtës shqiptare.
Politika shqiptare gjatë këtyre zgjedhjeve, në dukje, pati një lloj të shpërfaqjes së skajshme të saj në opinion. Madje ajo falë edhe teknologjisë audiovizive, u promovua si çështje eksplicite publike. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve u votua nën vëzhgimin e syrit të kamerave. Ky truk politik mëtonte që ta përligjte status-quonë aktuale politike. Ndërkaq ky lloj truku i elitave politike për marrjen e pushtetit dhe kontrollimin e tij, që ka për bazë edhe krijimin e ligjshmërisë meqë vjen në pushtet me votën popullore, megjithatë është në përputhje të plotë me vet sistemin politik të BE-së, ku pretendohet të integrohet tërësisht shoqëria shqiptare.
Duke analizuar me shkallën më sipërore të racionalizmit politik, si ofertën publike të Berishës për LSI-në, ashtu edhe deklaratën e Metës që shpreh vullnetin për bashkëqeverisje, që pasoi pa hamendësime të theksuara, ajo çka bie në sy menjëherë, është fakti se paradigma mbi të cilën ishin ngritur konceptet politike të të dy kampeve politike në raport me politikën qoftë si art i qeverisjes, qoftë si çështje publike apo si pushtet, nga pozicioni ideologjik i karikuar kokëposhtë, tashti kjo paradigmë u pozicionua vertikalisht dhe në përputhje me hierarkinë autoritative të vlerave që përcaktojnë interesat aktuale të shtetit dhe të kombit.
Për këtë, ndër vlerat që pritet të prodhojë politika shqiptare në vitet që pasojnë, pa dyshim, rol qenësor zë hartimi dhe aplikimi i strategjive që do ta bëjnë të aftë shtetin shqiptar të përballet me krizën ekonomike globale dhe me sfidat që i vijnë nga Brukseli në përpjekjet e Tiranës zyrtare për rikthim të plotë të kombit në familjen europiane. Natyrisht në këtë përballje, Shqipëria politike ka nevojë për mbështetje nga Prishtina dhe Tetova, pa përjashtuar në këtë mes as diasporën e fuqishme shqiptare. Nëse Islanda pretendon të kalojë tërë procesin brenda disa muajve, meqë ka veneruar rrezikun që i kanoset nëse mbetet jashtë p o l i s - it, që tashmë ka një perimetër më të gjerë veprimi (të pagëzuar si projekt politik i së ardhmes së Evropës), Shqipëria politike merr përgjegjësitë historike edhe për pozicionimin e kombit si tërësi, që ky proces (integrimi i saj në BE) të përmbyllet brenda kësaj legjislature që po hyjmë. Shikuar nga ky prizëm politik, rangimi i detyrave që i kishte parashtruar LSI-ja vetes përmes programit zgjedhor u bë si letër lakmusi që përafron objektivat e së djathtës shqiptare, në krye të të cilit segment është PD-ja, me të majtën, respektivisht segmentin e së majtës shqiptare në krye të të cilit është LSI-ja.
Aktualisht kjo përputhje vlerash autoritative, që pranohen gjerësisht nga opinion shqiptar dhe nga pjesa dërmuese e spektrit politik (jo vetëm atij brenda Shqipërisë politike), dëshmon se këto vlera gjykohen për momentin detyruese nga qytetarët shqiptarë gjithandej.