E majta i ikën së majtës
E majta shqiptare nuk është realisht e majtë dhe, në qorrsokakun ku është futur edhe zyrtarisht, po humbet së qeni e majtë. Kjo e majtë që rezulton e regjistruar në siglën e Partisë Socialiste, ka vite që i ikën vetvetes. Këtë ikje e ka shndërruar në proces kryesor të qenies.
Por ikje si kjo e tanishmja, pra kjo e realizuar në qëndrimin e saj me procesin zgjedhor të 28 qershorit 2009, kurrë ndonjëherë më parë nuk ka kryer e majta. Procesi vetëbraktisës është shumëdimensional. Nuk nis vetëm te një forcë, por ka për protagonistë shumë pak emra, të cilët janë tipikisht tinëzarë dhe të vetëndjerë me ndërgjegje jo majtistë. Ky fakt është tronditës për komunitetin e të majtëve realë në këtë vend, por nuk është tragjedi. Kjo është një dramë për komunitetin e majtistëve dhe e keqja e saj është se po zgjat gati tetë vjet si e tillë. Procesi dramatik që mban të mbërthyer këtë të majtë, mesa duket ka për të pasur edhe disa akte të tjera. Por sot le të gjykojmë mbi aktet më të freskëta.
Akti më i rëndësishëm nuk është kalimi i Ilir Metës dhe forcës së tij politike te koalicioni qeverisës me Sali Berishën. Akti më i rëndësishëm është ai se si do të veprojë dhe cila do të jetë reforma vetërregulluese e së majtës së parcializuar. Koha e gabimeve paszgjedhore ka trokitur. Kokëfortësia po bëhet pjesë e vendimmarrjes politike, e reagimit dhe e përballjes me analizën e pashmangshme postzgjedhore. Gabimi i parë që po tentojnë të bëjnë disa anëtarë të kryesisë së PS-së lidhet me ngutjen për t‘i kërkuar dorëheqjen Edi Ramës. U kryerenditën në këtë kërkesë Ben Blushi dhe e pëshpëritin nëpër korridore dhe rrugë disa emra të tjerë që jetojnë në politikë sa nga puna aq edhe nga instinkti pozicionues, sa me njërin udhëheqës aq edhe me tjetrin. Kjo kategori me normë të ulët karakteriale është pjesa e udhëheqësisë që zë vende dhe jeton si meskine nëpër jetë-krizën e së majtës.
Gabimi tjetër që fqinjëron me të parin është ai i tentativës së artikuluar përmes gojës së Gramoz Ruçit për të rikthyer bojkotin apo dështimin e zgjedhjeve. Gabimi i tretë lidhet me faktorin e mohuar Fatos Nano në jetën politike në tërësi dhe atë socialiste në veçanti. Dhe gabimi i katërt pa dyshim vazhdon të jetë në udhë, në mënyrën se sa dhe si po e shpenzojnë energjinë propagandistike socialistët përreth Edi Ramës, kundër ikjes së Ilir Metës në koalicionin e kryesuar nga Partia Demokratike.
Të gjitha këto gabime dhe numri i hapur i të tjerëve janë substanca e analizës që udhëheqësia e gjithë së majtës së copëtuar nuk e bëri kurrë me seriozitet dhe nuk e nisi nga nevoja e konsensusit për dëgjueshmëri. Këta të majtë, si të qenit realisht edhe të ardhurit si uzurpues, do të vazhdojnë të riciklojnë krizën e vetvetes, me sa duket intensivisht edhe gjatë dy viteve të ardhshme. Premisat për këtë gjasë janë të hapura qysh tani. Të gjitha gabimet e rëndësishme që pohuam më sipër janë pjesa më pak e dukshme e ajsbergut. Pjesa tjetër më me peshë është në brendësi, atje ku është bërë e ndenjur kaq vite ndërgjegjja e qelbosur e udhëheqësve të vjetër e të mesëm, atje ku është ndyrë ndërsa ulëritej për pastrim, atje ku është çarë ndërsa lutej për ngjitje e pajtim etj.
Rrënimi moral i së majtës është një proces i thellë dhe i tejshtrirë në kohë. Kriza e kësaj të majte të copëzuar ka nisur herët dhe mori formë të pazhbëshme në konfliktin Nano-Meta. Ajo nisi te marrëdhënia e socialistëve me pushtetin e viteve 2000-2005. U riciklua në një formë tjetër në vitet 2005-2009. Këtë histori politike të së majtës e përdhosën vetë të majtët. U ndanë e u shanë si në bëma të "Zululandit" dhe në këtë amorfësi pretenduan të fitonin vetjakisht, duke e kthyer ëndrrën për pushtet në mirazh vrasës për krejt anëtarësinë e majtë.
Kjo panoramë është e zymtë. Por më të zymtë e bëjnë premisat për sherret e reja me protagonistë të vjetër. Atëherë si do të dilet nga ky fat dhe nga ky fatalitet udhëheqësie? Sërish po tentohet të rikthehet skema e kulisave kundër kryetarit, për të mbështetur një kryetar tjetër. Ky është rikthim në gabimin e vjetër për një pësim të ri. E kritikuan një pjesë e këtyre politikanëve të majtë kryetarin e sotëm Rama për mungesë projekti dhe program në këtë fushatë të sapombyllur, ndërsa harrojnë se me vete nuk sjellin asgjë të re, ndonëse pretendojnë me dukje e pa dukje të jenë zëvendësues të tij. Ecin si në "berihaj". Inati i të mosqenit në pushtet nuk është pjesë e analizës për një forcë politike që është fatmirësisht një ndër dy korpuset kryesore të politikës në vend. Analiza për një forcë që ndihet e sigurt në mundësinë e të qenit pretenduese dhe përfaqësuese e pushtetmbajtëses së vendit, nis krejtësisht ndryshe. Tashmë rrethi i personave që duhet ta administrojnë procesin e analizës dhe të reagimit institucional brenda Partisë Socialiste është ngushtuar. Nuk duhet të humbasë më kohë PS-ja në këtë proces, sepse në dispozicion të saj nuk ka më kohë. Këtë mundësi e humbi PS-ja dhe sidomos Edi Rama.
Socialistët duhet të kthjellojnë veten dhe të rikthehen tek ora e konsensusit të brendshëm. Konflikti që ka shpenzuar brenda vetes e majta ka qenë shumë herë më i keq se sa oponenca ndaj kundërshtarëve politikë. Në një lloj kuptimi, kjo i ka vlejtur vendit dhe shoqërisë. Por nuk mund të vazhdojë të jetojë kjo e majtë në këtë disproporcion mes qenies dhe misionit të saj. Ora e rikthimit nën urdhrin e dialogimit me gjithë faktorët ka mbërritur prej ditësh, ndërsa nevoja për kohezion dhe luajalitet mes autoriteteve dhe faktorëve është emergjencë. Realizimi i kësaj nevoje duhet lexuar si rikthim te përgjegjësia dhe ndërgjegjja, por edhe si "gozhda" e parë mbi konstruktin e ri moral që duhet të ketë funksionimi i korpusit të së majtës. Çdo pazar apo tendencë për të rekrutuar dhe blerë, për të ofertuar dhe refuzuar emra dhe individë brenda PS-së, do të rikthejë ditët e këqija të rindarjes dhe të fraksionimit të së majtës. Edi Rama duhet të fitojë arsyen e bashkëjetesës me Fatos Nanon, sepse kjo është zgjedhja për jetesë të nesërme politike, sikundër heshtja e deritanishme e kryetarit historik të së majtës nuk duhet shfrytëzuar si largpamësi për fate të pjesshme.
Por kjo analizë nuk duhet orientuar as si llogarikërkim i të humburve për humbësin, apo i të larguarve si shërbim konjuktural përmes filozofisë së "kalit të lënë pas përdorimi". Kjo analizë e së majtës duhet nisur atje ku nisi qelbëzimi, te humbja e besueshmërisë ndaj të vërtetave të pretenduara e të ofruara, ndaj shembja e referencave morale dhe tek udhëtimi pa destinacion i udhëheqësisë që s‘njeh vlerën e memories e as atë të arkivit.