Grabitësit plagosin turisten nga Kosova
Tentojnë t‘i grabisin me armë në rrugë, plagoset kosovarja, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, rreth tre km larg qytetit të Kukësit. Policia ka prangosur njërin prej grabitësve, ndërkohë që e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një makinë ku udhëtonte një familje kosovarësh, që ishin nisur drejt Tiranës. Në makinë ndodheshin pesë persona, ndërkohë që mësohet se e lënduara është 28-vjeçarja Makfire Berisha nga Prishtina, nënë e dy fëmijëve, një djali 8-vjeçar dhe një vajze 5-vjeçare, të cilët udhëtonin me të ëmën mëngjesin e djeshëm. Mësohet se 28-vjeçarja udhëtonte me makinën e të vëllait, Safetit, 25 vjeç, si dhe me të kunatën, të fejuarën e Safetit, rreth 23 vjeçe. Prishtinasja, pas mbërritjes në spitalin e Kukësit, ka pohuar se autorët e ngjarjes kanë qenë dy adoleshentë pa maska, të armatosur, të cilët pas plagosjes së saj kanë ikur në drejtim të paditur. Ndërkohë, policia e Kukësit ka mundur të bjerë në gjurmët e autorëve disa orë pas ngjarjes. Fillimisht uniforma të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë shoqëruar një numër personash si autorë të dyshuar të ngjarjes. Mësohet se policia ka mundur të ndalojë njërin prej autorëve, i cili është 15-vjeçari me inicialet Kadri.S. Adoleshenti nga Kukësi është ndaluar si i dyshuari kryesor i ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të dytë dhe po punohet për gjetjen dhe prangosjen e tij.
Ngjarja
Grabitja e mbetur në tentativë ka ndodhur rreth orës 03:20 të së martës, në vendin e quajtur "Ura e Uzinës", pak kilometra larg qytetit të Kukësit. Një automjet tip "Golf", me targa kosovare, ku udhëtonin 5 persona, ndalon në dalje të urës, pasi siç kanë treguar viktimat, rruga ka qenë e bllokuar me gurë. Në momentin që 25-vjeçari nga Prishtina ka ndaluar makinën, dy persona pa maska dhe të armatosur me automatikë kanë dalë përpara makinës. Ata i kanë urdhëruar pasagjerët të dalin nga makina, ndërkohë që shoferit i kanë kërkuar çelësat e mjetit, gjë që ky i fundit e ka refuzuar. 28-vjeçarja Makfire Berisha ka pohuar se njëri nga dy agresorët ka tentuar të marrë djalin e saj 8-vjeçar. Në këtë çast, nëna e re i është vërsulur agresorit, i cili ka shkrehur automatikun në trupin e gruas. Një plumb ka depërtuar trupin e Makfires, e cila ka mbetur e plagosur në pjesën e barkut. Pas kësaj, dy agresorët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira e natës. Vëllai i viktimës, Safeti, tregon se "për rreth 30 minuta nuk kam ditur ku të orientohem me motrën e përgjakur dhe fëmijët e traumatizuar. Lëvizjet në rrugë kanë qenë shumë të rralla, për shkak të mbylljes së tunelit. Mezi kemi marrë veten dhe jemi nisur sërish dhe sapo kemi hyrë në Kukës, një polic na ka drejtuar për në spital, ku motrën e shtruan me urgjencë në sallën e reanimacionit". Ndërkohë mësohet se të afërm të 28-vjeçares, sapo kanë marrë vesh lajmin, janë nisur nga Prishtina dhe qëndrojnë në pritje që nëna e dy fëmijëve të dalë nga reparti i reanimacionit. Grabitjet me armë të udhëtarëve kanë qenë një histori e harruar në Kukës qysh prej fundit të viteve ‘90 dhe fillimit të viteve 2000. Prej shumë kohësh, rrugët e Kukësit kanë qenë mjaft të sigurta për kosovarët që udhëtonin drejt Shqipërisë për turizëm apo dhe shkëmbim tregtar. Për policinë e Kukësit ka qenë një sfidë jo e lehtë monitorimi i rrugës së Tiranës. Ngjarja më e rëndë që është shënuar ka qenë vrasja e dy policëve që monitoronin aksin e Shëmrisë, kryesisht karvanët me automjetet e Kosovës.
Mjekët
Kosovarja vuante nga mushkëritë, drejt Tiranës për analiza
Kosovarja që mbeti e plagosur në tentativën e grabitjes së djeshme, pas ndërhyrjes kirurgjikale ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në urgjencën e spitalit të Kukësit, mjekët kirurgë që e kanë operuar thanë se 28-vjeçarja nga Prishtina ishte e sëmurë në mushkëri dhe po udhëtonte për në Tiranë, ku do t‘u nënshtrohej disa analizave më të specializuara për sëmundjen që kishte.
"Ky ka qenë qëllimi kryesor i udhëtimit, por mund të bënin edhe pushime, duke përfituar nga rasti", ka pohuar një i afërm i viktimës, që pret në derën e reanimacionit. Reparti i reanimacionit të spitalit rajonal të Kukësit ruhet me polic dhe nuk të lejojnë të hysh brenda për të intervistuar apo fotografuar 28-vjeçaren Berisha. Kirurgu që ka udhëhequr ndërhyrjen kirurgjikale, Mustaf Mustafa, ka pohuar se prishtinasja kishte marrë një plumb i cili i kishte depërtuar nën ije në anën e djathtë, pa i prekur organet jetësore. Tashmë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të mbahet dhe për disa ditë nën trajtim mjekësor.
Aksioni
15-vjeçari, dy herë i dënuar nga gjykata për vjedhje
Kunata e viktimës identifikoi njërin nga grabitësit
Policia e Kukësit ka mësuar për ngjarjen vetëm pas mbërritjes së të plagosurës në spital. Menjëherë forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të dy grabitësve. Deri në mesditë janë shoqëruar rreth 15 persona të dyshuar si autorë të mundshëm. "Tri herë i kemi ballafaquar viktimat me personat e dyshuar. E fejuara e Safetit, vëllait të viktimës, ka njohur njërin prej dy agresorëve, të cilët kanë qenë të pamaskuar. Kjo ka lehtësuar identifikimin e tij nga 23-vjeçarja, dëshmitare në ngjarje", pohojnë burime nga policia e Kukësit. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit ka pohuar se rreth orës 14:30 të së martës është bërë ndalimi i shtetasit Kadri S., 15 vjeç, si i dyshuar kryesor i ngjarjes. Të njëjtat burime referojnë se 15-vjeçari është shumë i njohur në Kukës për vepra kriminale, në mënyrë të veçantë për vjedhje. Ai është dënuar dy herë gjatë vitit të shkuar nga gjykata për të mitur e Shkodrës për veprën penale të vjedhjes. Fillimisht është liruar me kusht, ndërsa herën e dytë është dënuar me vetëm 7 ditë burg, pasi ishte i mitur. Atij i faturohen dhjetëra vjedhje në Kukës dhe zonat përreth. Mësohet se 15-vjeçari ka rekrutuar shumë të rinj adoleshentë dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve mendohet të jetë mjaft i gjerë. I njëjti burim i policisë thotë se në mesin e bashkëmoshatarëve të tij, 15-vjeçari njihet me nofkën "Duçe". Gjithsesi mbetet të zbardhen një numër ngjarjesh, duke filluar nga më e fundit, kur ai ka plagosur me automatik një shtetase të Kosovës në tentativë, siç mendohet paraprakisht, për t‘i marrë makinën.