Bingopolitikë
Situata bashkëpunuese paszgjedhore i përngjan një qyteti të vogël ku liria i është nënshtruar shtypësit me një çmim absurd, një qyteti humbës ku as vetë bajraktari nuk gëzohet dot siç duhet. Nuk është nevoja të bërtasësh prej revoltës së brendshme që ndjen, këtu është puna të arsyetosh. Kameleonë gjenialë paskan qenë, nga ata që pranojnë të mimetizohen me cilëndo ngjyrë të cilitdo dhè a mjedis, sado i pisët a flashkët qoftë, sado me baltë; mbase është një mënyrë maskimi kundrejt turpit të vet. Kameleonë që radhiten në vijë të parë e më pas ndërrojnë lëkurë për të thënë se jo, nuk janë ata. Sa shëmtuar. Asnjë keqardhje, asnjë hap i pamenduar, asnjë deklaratë emocionale (eh, jo), pak vulgaritet mendimi ballkanas mbase, dhe asnjë, por asnjë për bè, asnjë ideal për t‘u mbrojtur. Dhe ti kupton se nuk do të jetë aspak e lehtë që katër vitet e ardhshme të arrish t‘i përtypësh në të tilla kushte.
Rreth e përreth i zhgënjyeri, i habituri, fort i trishtuari votues. I mjeri i tradhtuar. Ndërkohë që i votuari i vet është tejet i zënë me të shumarriturën festë imituese të një feste bashkimi, votuesi zë kokën me duar. Demokracia vate. Kjo është një lotari ku fituesi është vetëm një, dhe sigurisht, jo Shqipëria. Ndryshojnë flamujt, por era e thartë është po e njëjta, deri edhe njerëzit ngjasojnë, me atë lloj gëzimi të pamotivuar që e ke të vështirë të kuptosh, të kujtojnë paradat komuniste, kur me sloganin "për të mirën e popullit" të shitej çdo paçavure slogan vrastar i lirisë. Thamë se erdh demokracia, menduam se përfaqësuesi u bë përgjegjës. Por këto janë vetëm sfumatura... e drejtë... veçse sfumatura. Sigurisht, sepse arsyet e vërteta i kanë rrënjët më të thella, sepse të tilla tradhti nuk janë pasojë emocionesh apo vendimesh çasti, janë pasojë strategjish të menduara gjatë. Reklama e PS-së e transmetuar përgjatë fushatës - të cilën shumë prej nesh e paragjykuan - paskësh qenë një paralajmërues i qartë: vota e Metës është votë për Berishën. Ashtu, bash ashtu paska qenë. Sa trishtë.
E më pas ajo e turpshmja deklaratë për shtyp. Flet për gati çerek ore (e drejtë, ka nevojë të justifikohet, andaj dhe flet gjatë). Shpjegon gjithçka. Kush na mashtroi, me cilin sistem, duke nisur prej cilës ditë, me ndihmën e kujt. Me një fjalor tavoline dhe sintaksë të vlerësueshme (pati kohë për të shkruar), bën që gjithçka të jetë papritur, e kuptueshme: në hartën e kthyer lartë-poshtë të keqqeverisjes 18-vjeçare ai shënjestron me shigjetën ngushëlluese që askush nuk mund të keqkuptojë: e mira e atdheut. Qartë... Dhe s‘do mend që ti nis dhe e ndjen veten pak idiot. Nëse e keqja vinte nga marrëveshja - hipotetike - PS-PD, sepse armiku i të gjithë fushatës ishte - po për besë - veçse Sali Berisha, nëse të gjithë votuesve u tha se i vetmi koalicion i mendueshëm ishte ai PS-LSI, ti në fakt je i qartë se përse ka dalë në konferencë për shtyp: do të zyrtarizojë marrëveshjen me PS, thua ti në botën tënde të drejtë. Por jo, Bruti nuk mund të mos ta kryejë misionin e vet. Sa shumë zemra të dobëta do të jenë tronditur. Dhe s‘patëm faj që e ndjemë veten dy herë idiotë, kur na u tha se e gjithë kjo ishte një e mirë e atdheut: që të mos lejoj Ramën të kryejë imoralitetin e marrëveshjes me PD-në (se nga e nxori këtë është çështje tjetër) po e kryej vetë. Heshtje. Askush nuk e kupton se ç‘do të thotë autori. Për të mirën e atdheut thotë... Mjerë atdheu për bijtë e tij.
Dhe me qetësinë e një trojani vazhdon të shpjegojë (i duhet akoma të justifikohet, sigurisht): ju jeni këtu për faj të atij (jo, jo, jo Atij, se Atë tash e kemi mik, atij tjetrit shtatlartë), duan t‘ju bëjnë të shkoni këtu, por ne do t‘ju çojmë atje. Nuk është në fakt dhe aq e rëndësishme të thotë të vërtetën. Rrallë ka ditur të thotë të vërtetën. E ç‘rëndësi ka e vërteta jonë përballë të vërtetës së tij. Asnjë. Asnjë për be‘. Por pas katër vjetësh, sepse ai është i ri, kush vallë do të mundet më t‘i besojë?
Ata të tjerët, të cilët mesa duket parapreferojnë më tepër një falsitet të qartë se sa një të vërtetë të vështirë, bërtasin për madhështinë e këtij vendimi. Janë pak, fare pak, por në nënshtrimin e vet u duhet të bërtasin. Bërtasin, duhet thënë, mbi të gjitha kur preken dy taste: portofoli dhe zemërimi. I pari është evident. Pa shumë nevoja analize ekonomisti, mjafton të shohësh se cilat ministri po jepen si shpërblim për votën. Për sa i përket të dytit, çështja është pak më subtile. Sepse ndaj kujt është i drejtuar zemërimi po nisim ta kemi të paqartë, ose më mirë, së paku deri përpara pak ditësh e kishim të qartë: ishte i drejtuar nga Berisha, i cili duhej medoemos zbritur nga froni qeverisës; na u tha, na u ritha, na u ripërsërit deri në lodhje. Zemërim ndaj padrejtësisë së udhëhequr prej tij, ndaj autokracisë, ndaj tij, ndaj tij, ndaj tij. Dhe pastaj, pastaj tre pika retiçencë dhe zemërimi ndërron derë, ashtu papritur, ashtu habitshëm. Zemërimi i vetëm tash pështjellohet rreth të majtës, asaj të madhes, asaj të fortës; madje aq i madh është zemërimi, sa për inat të vjehrrës ia vlen të flesh me mullixhiun. Dreq o punë, eja e kuptoje këtë milet.
Pas disa ditësh retorikë, justifikimesh të çala të cilat më mirë të mos bëhen fare, keqqëndrimi, shfryrjesh, mërzitie, habie, inati, trishtimi e gjithçka tjetër të mpleksur bashkë, gati të gjithë vazhdojnë të rrinë të gozhduar gojëhapur përpara televizorit. Partia e vogël ish-opozitare ka humbur pak kontrollin, tani po vetëshpjegohet bazuar në teori të çuditshme mbi atdhedashurinë dhe mbrojtjen e ish-partnerit e si pasojë sakrifikimin vetjak; se jo po kriza, kriza, kriza, atdheu, kriza, ideologji të paqarta, vlera të paqarta (pallavra me thasë, e duan të t‘i shesin dhe kaq shtrenjtë), përfundon që humbet krejtësisht në ato që thotë (sepse as vetë nuk i beson), dhe pastaj e lë fare, sidoqoftë tani s‘ka më ç‘të humbasë më shumë se kaq, vendos se mund të mjaftojë, mbështjell dorën e djathtë dhe përfundon: është për të mirë të atdheut... Kokulur në shpirt, mbase. Disa heshtin, disa të tjerë duartrokasin. E gjithë kjo i përngjan një emisioni televiziv nga ato të lotarisë: tani është momenti për të tërhequr biletën fituese, atë të çmimit të madh. Qetësi. Trokitje tamburësh. Ja dhe bileta fituese e një makine luksoze, dy televizorësh, tre lavatriçesh dhe ca eurosh përmbi! Bravo bravo!
E si gjithmonë mbajtësi i biletës nuk gjendet.