Bashkëshorti i deputetes Meksi blen shtëpi 158 mijë euro
Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi ka deklaruar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive si të ardhurat e saj pagën si deputete dhe mësimdhënien në disa universitete. Ndërkohë që bashkëshorti i saj, Vladimir Meksi ka blerë gjatë vitit të kaluar një apartament me vlerë 158 mijë euro. Ai ka deklaruar se i janë shtuar 20 mijë euro në Bankën San Paolo, si pasojë e konvertimit të lekëve, të cilat i kishte tërhequr më parë në Bankën Pro Credit. Familja Meksi ka paguar edhe 15 mijë euro si shpenzime për apartamentin e papërfunduar ende në Sarandë, teksa bashkëshorti i saj ka të ardhura 1 mijë euro dhe 1 mijë USD nga interesat bankare, si dhe 9 mijë euro nga qiratë.