Pse Hyseni përballë Tadiçit?
Mentor Nazarko
Incidentet e ndodhura në veri të Kosovës janë intensifikuar në një moment kyç, siç është ai i vigjiljes së marrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. është shumë e thjeshtë për të arritur në këtë përfundim, që në fakt i shpall incidentet si të qëllimshme dhe me objektiva të caktuar politikë. Nëse në të ardhmen e afërt nuk ka pasur incidente të kësaj natyre, për më shumë të përqendruar në një hark kaq të shkurtër kohor, atëherë arsyeja e incidenteve duhet gjetur tek faktori "kohë". Korriku është një moment i veçantë për Kosovën dhe Serbinë: në fund të tij me shumë gjasë do të kemi shprehjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Vendimi i pritshëm i gjykatës do të shërbejë si pretekst që Serbia të kërkojë eventualisht një mbledhje të re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (ishte ky institucion që e vuri në lëvizje gjykatën). Me shumë gjasa, plani serb është që Asambleja të vendosë bisedime të reja për statusin, një ndërmarrje që mund të jetë e vështirë për diplomacinë serbe, por jo e pamundur. Madje ajo mund të jetë futur në lëvizje që tani për këtë objektiv. Duke ditur që politika e jashtme në thelb është politikë e brendshme, ajo do të tentojë të vjelë mbështetje popullore në Serbi, prej kësaj lloj diplomacie, që do të bëhet më e dukshme në kuadër të Samitit të OKB-së në shtator.
Por thjesht vendimi i gjykatës me përmbajtjen e tij mesa duket nuk mjafton për qëllimet serbe. Ndaj Serbia duket se është vënë në lëvizje për të krijuar ngjarje në terren. Ngjarja e parë (bomba që vrau një qytetar me origjinë boshnjake pas manifestimeve që organizohen sipas manualeve) dërgoi Tadiçin në Nju Jork, por mesa duket një vrasje është pak. U krijuan dy ngjarje të tjera: plagosja e deputetit të Kosovës, Miletiç dhe një plumb qorr mbi makinën e korrespondentit të Tanjugut. Tri incidente në pak ditë janë funksionale për aparatin propagandistik të Serbisë, për të ilustruar atë që sipas tyre është një klimë pajetueshmërie në pjesën veriore të Kosovës. Në këtë përfundim arrihet, pasi nuk kuptohet pse shqiptarët (qytetarë të thjeshtë apo institucione kompetente) të duan të sulmojnë Miletiçin ta zëmë. Nuk shihet arsye pse shqiptarët të krijonin incidente të kësaj natyre. S'kanë asnjë interes, nuk arrijnë dot të shfryjnë kështu frustrimin që është krijuar, pasi që ende nuk janë shpaguar krimet e tmerrshme të kryera mbi ta. Po le të mbetemi tek Miletiçi si shembull që ilustron hipotezën tonë. Miletiçi është serbi i mirë që respekton institucionet e Kosovës, njeh pavarësinë e Kosovës, pra ai mund të bezdisë serbët, por jo shqiptarët. Siç mund të shikohet në reagimet pas incidentit të Miletiçit në asnjë rast Serbia zyrtare nuk i referohet atij si deputet. Dhe sulmi ndaj gazetarit të Tanjugut, që ngjan si sulm imagjinar, gjithashtu mund të konsiderohet si pjesë e një skenari, që e furnizon me argumente shtesë Tadiçin në shfaqjen e tij në Nju Jork.
Interesante është se të gjitha ngjarjet janë zhvilluar në Mitrovicë, zonën që përflitet për ndarje, për shkëmbim, etj., etj. dhe jo në enklavat e tjera. Loja bëhet për Mitrovicën apo Kosovën veriore, siç e quajti Kryeministri Thaçi në mesazhin e tij para popullit.
Ajo që luhet pas vendimit të GJND këto ditë në Mitrovicë, por jo vetëm, duket pra shumë e rëndësishme. Ajo ka shtyrë Serbinë që të çojë Presidentin e vet në Nju Jork dhe të improvizojë akte dhune të shqiptarëve si material për ligjërimin e tij.
Në një situatë të tillë, duket e çuditshme se pse kur Serbia dërgon në Nju Jork Presidentin e vet, Kosova çon ministrin e Jashtëm? Ministri i Jashtëm s'është i pazëvendësueshëm. Presidenti është autoriteti më i lartë dhe për më shumë është jurist. Nëse shtrohet si argument se Presidenti nuk flet anglisht është e sigurt se edhe Tadiçi do të flasë serbisht. Shkuarja atje ka dhe një dimension të lidhur me politikën e brendshme, pra ai do që të flasë dhe të kuptohet në vendin e vet, për më shumë që fjalimi transmetohet direkt. Kosovës i duhet një përplasje e nivelit të lartë në Nju Jork. Presidentit mund t'i përgatitej një fjalim i mirë me ndihmën e të huajve dhe Kosova duhet të ketë përfaqësim të nivelit të lartë në qeverinë e botës. Reciprociteti nevojitet dhe në këtë rast ballafaqimi. Presidenti Sejdiu mund të angazhohej njëlloj dhe për lobimin në OKB, nëse ky është argumenti kosovar pse Hyseni shkon të përballet me Tadiçin. Nuk vlen as argumenti se medemek, profili i ulët i paraqitjes vlen për të minimizuar atë që ndodhi në Mitrovicë. S'vlen as ndonjë argument tjetër se prania e Zanier-it zhvleftëson Presidentin, ndaj më mirë profili i ulët!
Dhe një diçka tjetër. Në fund të fundit, vajtja e Tadiçit në Nju Jork duket se është pjesë e strategjisë serbe për të detyruar OKB-në që të zhvillojë një seancë kushtuar Kosovës (Asambleja). Objektivat e saj do të zbulohen më vonë.
Po strategjia e Kosovës? Cila është? Ekspertët e shkëlqyer ndërkombëtarë që ishin në Kosovë në kuadër të një konference për atë se ç'do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Hagës shtruan nevojën e një strategjie, duke iu bashkuar zërave vendorë. Pak kohë më parë edhe forca të caktuara politike në Kosovë kanë kërkuar hartimin e një strategjie sipas vijave drejtuese përcaktuar prej një Këshilli të Interesit Kombëtar, ku duhet të bëjnë pjesë përfaqësues të subjekteve kryesore politike dhe të shoqërisë civile. Ku është strategjia kosovare?