Bashkëshortja dhe djali “tradhtuan” Andi Gurabardhin

20/02/2005 Dorëzohet në duart e policië, pas dy tentativave për të vrarë veten
ELBASAN - Ka përfunduar me sukses dhe pa pasoja operacioni i policisë i nisur mesditën e së premtes, për kapjen e autorit të vrasjes së një polici dy vjet më parë, i dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm. Andi Gurabardhi i shumëkërkuar, ka mbyllur serinë e negociatave të familjarëve dhe policisë për t’u dorëzuar rreth orës 00.03 të mëngjesit të djeshëm.
Pas dorëzimit, Andi këkroi që ta dërgonin në Tiranë, pse sipas tij, policia e Elbasnit e kishte keqtrajtuar dhe se do të vazhdonte ende të bënte të njëjtën gjë.
“Dua që familjes sime të mos i ndodhë gjë”, ka kërkuar Andi në përfundim të lirisë së tij.
Bashkëshortja dhe djali “tradhtuan” Andin
Pasi ishin siguruar informacionet në lidhje me vendndodhjen e Gurabardhit, efektivat civil ishin vënë në ndjekje të familjarëve. Bashkëshortja e Andit, Albana, ditën e premte kishte shkuar së bashku me të birin e sëmurë larg fshatit të saj, por e ndjekur nga polcia ajo ka dhënë shenjat e shqetësimit, duke mundësuar kështu edhe më tepër informacione për vendndodhjen e bashkëshortit të saj.
Në këtë kohë Andi ishte pranë familjes, ndërsa menjëherë nga ana e policisë u ndalua bashkëshortja, e cila mbante në kraharor fëmijën 1-vjeçar. Ndërkohë drejtori i Policisë së Qarkut, i ndjekur nga një agjent antiterror dhe inspektori i zonës, ju afruan banesës së rrethuar dhe vendosën e hynë, ndërsa u përballën me babanë e Andit.
Pengmarrja e policëve
Qerimi fillon të bisedojë me drejtorin Joca, ndërsa Gurabardhi vëzhgonte jo nga shumë larg personat që kishin hyrë në shtëpi dhe për një moment ju drejton armën, duke i marrë peng ata. Pasi zbriti nga çatia, ku qëndronte i fshehur, nis një bisdsedë që do të zgjaste më shumë se një orë mes drejtorit Joca dhe protagonistit, Gurabardhi.
Në këtë moment tensionohet situata, ndërsa priteshin forcat e RENEA-s të njoftuara për këtë operacion. Në këmbim kryepolicit dhe dy uniformave të tjera blu kanë qenë bashkëshortja dhe djali i Andit, të cilët janë futur brenda pa mbërritur forcat e RENEA-s.
Gurabardhi, dy tentativa për vetëvrasje
Dy herë tentoi Gurabardhi gjatë orëve të rrethimit nga policia, të vriste veten në shtëpinë e tij.
Tentativa e parë, kur ai i drejtoi armën vetes, ishte që në shfaqjen e parë të policisë jo vetëm rreth shtëpisë së tij, por edhe brenda saj. Ai drejtoi tytën e armës drejt vetes, ndërsa ishte një prej agjentëve të antiterrorit që, me ndërhyrjen e tij, i shpëtoi jetën. Në këtë moment është regjistruar edhe e shtëna e parë, ndërsa brenda ka qenë përreth dy orë vetë drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arben Joca.
Edhe në një moment tjetër, Andi kishte tentuar vetëvrasjen, ndërsa kishte qenë babai që e kishte frenuar.
Ndërkohë mësohet se prania e fëmijëve dhe sidomos e djalit të vogël ka bërë që të mos i jap fund jetës, megjithëse gjatë gjithë kohës mbante një granatë në dorë, të cilën e çaktivizoi kur ju dorëzua policisë.
Negociatat me të kërkuarin
Pas njoftimit, në afërsi të shtëpisë, mbërritën forcat e RENEA-s, të cilat morën në dorëzim operacionin. Jo vetëm kaq, por ata vunë në funksion të qëllimit të tyre edhe negociatorët, të cilët fillimisht kishin marrë informacione mbi familjarët, të cilët u identifikuan dhe u çuan nga policia pranë familjes Gurabardhi në fshatin Bathës. Të gjitha lëvizjet për të mbledhur pjesëtarët e familjes ishin mjaft të frytshme, sepse ishin këta që ndikuan në vetëdorëzimin e Andit, 30 vjeç, baba i katër fëmijëve.
Dy negociatorë, me anë të nipërve dhe me anë të familjarëve, arritën mes tyre disa marrëveshje, sipas të cilave do të shkëmbeheshin të afërmit me fëmijët e Andit, të cilët nuk kanë pushuar së qari gjatë gjithë natës.
Dorëzimi i Gurabardhit
Rreth 15 orë përpjekje e negociata kanë sjellë në orët e para të mëngjesit të djeshëm dorëzimin e njeriut që vuri në rrezik edhe jetën e familjarëve të tij.
Pas përcaktimit të një plani të detajuar, sipas të cilit u rrethua e gjithë zona, erdhën edhe veprimet e efektivave të cilët u drejtuan nga drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Arben Joca.
Në këtë operacion, veç forcave të policisë së Elbasanit e Gramshit u bashkuan edhe ato të RENEA-s, të mbërritura në vendin e ngjarjes, nga Tirana.
Familja akuzon policinë
“Kërkojmë rikthimin e çështjes në gjykatë”
ELBASAN - Familja Gurabardhi e ka përjetuar mjaft rëndë ngjarjen e dy netëve më parë, kur e kanë parë veten të rrethuar nga forca të shumta të policisë. Secili nga anëtarët e kësaj familje të pranishëm mbrëmjen e së premtes, kanë jetuar minuta pas minute me ankthin e ngjarjes, e cila do të përfundonte me vetëdorëzimin e Andit, i cili kishte mundur t’i shpëtonte policisë për më shumë se dy vjet. Ata që kanë ndikuar jo pak në vendimin e vetëdorëzimit të të kërkuarit, pasi ishte dënuar me vendim nga gjykata me burgim të përjetshëm, kanë qenë vetë familjarët e tij. Babai ka mundur t’i largojë grykën e pushkës disa herë, ndërsa motrat dhe vëllai i vetëm kanë biseduar me të për disa orë rresht, deri në orën kur Gurabardhi do të vendoste më pas të ishte në duart e Reneas.
Familjarët akuzojnë policinë
Motra e Andit, Liria, shprehet se policia e Elbasanit është fajtore për të gjitha ngjarjet që shënuan me damkë jetën e 30- vjeçarit. “Ai nuk donte të vriste askënd dhe se në vrasjen e policit kanë faj kolegët e tij, të cilët e provokuan mjaft për të reaguar me të shtëna. Nëse policia do të kishte vepruar me zgjuarsi dhe gjithashtu nuk do të kishte keqtrajtuar Andin që në vrasjen e ndodhur në Holtë, ku aksidentalisht plumbat sollën vdekjen e një gruaje, atëherë edhe krimi i fundit me vrasjen e policit nuk do të kishte ndodhur”, tha motra e Andi Gurabardhit.
Familja ndërmjetëse
Ndërsa vëllai i tij, Gëzimi, është shprehur dje se familja mundi ta dorëzojë, por gjithashtu do të kërkojë edhe rishqyrtimin e çështjes, pasi policia është ajo që ka faj për krimin ndaj policit. Sipas Gëzimit, i cili ka qenë edhe një faktor i rëndësishëm në dorëzimin e vëllait të tij, rishqyrtimi dhe vendosja e drejtësisë do të bëjnë të mundur që vëllai i tyre të marrë edhe një dënim të drejtë.
Babai i Andit, Qerimi, ka qenë ai që ka ndikuar gjatë gjithë kohës dhe ka qenë deçiziv te reagimi i të birit gjatë orëve të rrethimit. Me ftohtësinë prej burri dhe dashurinë prej babai, Qerimi ka arritur të administrojë gjatë gjithë kohës situatën, duke mos lejuar që djali i tij vetëvritej. Disa herë Andi kishte drejtuar kallashnikovin drejt vetes dhe disa herë ai kishte mundur ta largonte.
Së bashku me motrat dhe vëllanë, ata kanë kaluar një natë tmerri dhe gjatë ditës së djeshme, kur Andi tashmë ishte në pranga. Policia fajtore, policët të dobët apo edhe shumë akuza të tjera drejt forcave të rendit, kanë rendur të dalin nga goja e të gjithë familjarëve, të cilët kanë ndikuar që Andi të dorëzohej me premtimin se do të bëjnë të pamundurën që drejtësia shqiptare të rihapë dosjen e mbyllur të Gurabardhit.
Hera e dytë që kalojnë natën të rrethuar nga policë
Fëmijët të tronditur psikologjikisht
Tre vajzat e çiftit Gurabardhi kanë kaluar një natë mjaft të vështirë aq sa edhe gjatë ditës së djeshme ato kanë vazhduar të qajnë pa pushim, kur gjithçka ka përfunduar. Albana nuk ka reshtur së qari dhe në lotët e saj kjo ngjarje është përjetuar edhe gjatë operacionit të policisë, para pak më shumë se dy vjetësh. Vetëdorëzimi i Gurabardhit dhe mosregjistrimi i asnjë ngjarje të rëndë për policinë, ka mbyllur një faqe të arratisë së të kërkuarit për vrasje, Andi Gurabardhi, por hap një faqe tjetër që do të kërkohet nga familja për të mbërritur në drejtësinë e vërtetë, që, sipas tyre, nuk është vendosur deri më tani.
Pse u shfaq Gurabardhi?
Jeta në pyll e vrasësit të policit
Policia kishte informacione dhe dezinformacione, herë kishte të dhëna për vendndodhjen e Gurabardhit, por ai mundi t’i shpëtojë disa herë policisë, madje edhe duke lëvizur në hundën e saj me flokët e gjata dhe me një pamje krejt tjetër. Është larguar nga shtëpia, por jo nga Shqipëria. Tentativa e tij e vetme kishte qenë Maqedonia, por edhe atje ku kishte gjetur miq për të qëndruar, ata nuk e kanë mirëpritur. Punonte dy ditë dhe jetonte dy javë. Druvar në pyje në disa zona të thella të Shqipërisë si Gramshit, fshatra e thella të Elbasanit, si Gjinari e Zavalina, apo edhe zonat malore të Librazhdit. Ka jetuar si njeri i egër, duke qenë një druvar i vetmuar që jetonte nëpër shpella. Por Andi kishte zbritur edhe në qytet, ku ishte parë në Gramsh duke blerë ushqime. Infomacionet mbërrinin në polici, por ai bënte lëvizje të ndryshme deri në humbjen e gjurmëve dhe më pas qetësi. Pranë familjes ishte dukur më shumë se katër herë. Asnjë nuk kishte informacione, as 5 motrat e martuara dhe vëllai, që jetonte në Durrës. Vetëm nënë Sosja, baba Qerimi, 3 vajzat dhe Albana, e cila heshtte, duke mbrojtur babanë e fëmijëve të saj dinin gjithçka, por nuk shprehnin asgjë. I ftohti i shkurtit e ka vënë në dilemë për të jetuar në male Gurabardhin, aq sa ka menduar të vetëdorëzohet, por arsyeja do të lidhej me familjen e tij. Gurabardhi kishte më pak se një javë që kalonte mbrëmjen me familjen. Djali po i afrohej ditëlindjes së parë, duke lindur vetëm disa muaj pas vrasjes së policit Florenc Balla. Ai nuk e kishte parë, e donte shumë dhe gjithashtu e kishte trashëgimtarin e tij pas gjykimit të përjetshëm që ka marrë nga drejtësia pas vrasjes së agjentit të policisë kriminale.
“Isha betuar, nuk do të vrisja më policë”
Andi Gurabardhi, megjithëse nën masa të rrepta sigurie, ka mundur për pak çaste të japë “variantin” e tij, në gjithë këtë histori. Gazeta “Metropol” mundi të kontaktojë e sigurojë reagimin e Gurabardhit, i cili e vetëshpall veten të pafajshëm, ndërsa kërkon rigjykimin e tij.
Kur u përballët për herë të parë me policinë?
Rreth mesditës të së premtes, i pashë policët të vinin nga shtëpia, pashë rrethimin dhe kuptova se më kishin zbuluar.
Çfarë ju shkoi ndër mend në ato çaste?
Shumë. Por mbi të gjitha, mendoja dhe kujtoja premtimin që i kisha dhënë vetes, se që nga vrasja e Florenc Ballës, nuk do të gjuaja më kundër policëve edhe sikur këto të fundit të më vrisnin apo të më keqtrajtonin.
Ju akuzoheni dhe jeni dënuar për vrasjen e një polici...?
E di. Por dua të them se në gjithë këtë histori, policia ka qenë edhe fati i keq për mua, aq sa kam deklaruar se ajo ka sjellë edhe vrasjen e Florencit. Policin e vrarë nga arma ime, nuk e vrava unë, por kolegët e tij. Ata gjuajtën në drejtimin tim dhe xhupi, që mbaja, i tregon ende shenjat e plumbave. Edhe pse isha i armatosur, nuk do të bëjë krim gjakftohtë, pasi jam njeri dhe nuk jam kriminel.
Mësuam se në këto orë të rrethimit, keni tentuar edhe vetëvrasjen. Si qëndron e vërteta?
Po është e vërtetë. Nëse nuk do të kishte qenë ai polici, unë do të isha i vdekur.
ǒdo të bëni për akuzat e dënimin që rëndon mbi ju?
Do të kërkoj rigjykimin e çështjes sime, pasi dënimi i përjetshëm është mjaft i padrejtë. Kam jetuar për familjen time dhe kam punuar si të mundem për të ushqyer fëmijët e mi.