E Hënë, 2 Nëntor 2026

PR paraqet iniciativën mbi privatizimet

20/02/2005  Partia Republikane ka deklaruar dje se ka ndërmarrë një nismë parlamentare, e cila ka të bëjë me pezullimin e procedurave të privatizimit deri në legjislaturën që do të dalë pas zgjedhjeve të ardhshme. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PR-së, Aleksandër Garuli, qeveria po keqpërdoron kompetencat e saj në fushën e privatizimeve. "Ato po përdoren jo vetëm për qëllime të fitimeve abuzive, por dhe për të siguruar mbështetjen elektorale nga përfituesit. Këtë e dëshmojnë dosjet dhe paditë në prokurori dhe ankesat e biznesmenëve, të cilët ndihen të përjashtuar politikisht nga konkurrenca", thuhet në një deklaratë të PR-së. Republikanët janë të mendimit se privatizimet që po kryhen me ngut gjatë kësaj periudhe rrisin shkallën e rrezikshmërisë për biznesin, gjë e cila sjell si pasojë uljen e çmimeve të blerjes të ndërmarrjeve që do të privatizohen. Për këtë qëllim, Grupi parlamentar republikan kërkon pezullimin e të gjitha privatizimeve, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›