Mos ngrini më komisione hetimore, punoni për integrimin

20/02/2005 Kreu i Bashkisë së Laçit kundërshton deklaratat e Edi Ramës
Sa lekë ka Edi Rama në xhep, aq fonde i ka dhënë Qeveria Bashkisë së Laçit
Kryetari Bashkisë së Laçit, Luigj Isufi, ka hedhur poshtë deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës se i është mohuar salla e Pallatit të Kulturës për takimin me intelektualët. Ndërsa në lidhje me investimet e pakta në këtë bashki, Isufi shprehet se "sa lekë ka Edi Rama në xhep, aq fonde ka Bashkia e Laçit të akorduar nga ana e Qverisë". Në këtë mënyrë, Isufi është shprehur se Buxheti i Shtetit nuk ka parashikuar fonde të mjaftueshme për investimet në këtë Bashki. Në lidhje me incidentin e Pallatit të Kulturës, kreu i Bashkisë së Laçit thekson se ai nuk kishte pasur asnjë kërkesë "gojore apo dhe ligjore, për takimin e zotit Rama me banorët e Laçit. Po kështu nuk kam patur as dijeni se do të vinte në Laç Edi Rama. Po të kisha kërkesë, do ta pranoja me kënaqësi, do ta prisja në zyrë dhe do ta shoqëroja. Unë do ta ftoja publikisht Edi Ramën në një bisedë me njëri-tjetrin të hapur në Pallatin e Kulturës, ku të pranishëm të jenë intelektualë dhe të bashkëbisedojmë për fondet që merr Tirana dhe sa fonde merr Laçi". Nga ana tjetër, kundër kreut të Bashkisë së Tiranës ka reaguar dhe kreu i Forumit Intelektual të Kurbinit, Nikollë Lleshi. Bisedën mes Ramës dhe intelektualëve të Laçit, ai e ka cilësuar të organizuar nga një shoqatë fantazëm e quajtur Shoqata e Intelektualëve të Qytetit Laç. Ai ka sqaruar se ka kërkuar më parë një takim mes intelektualëve të Laçit dhe Edi Ramës. Por, ndërsa ishin duke u përfunduar bisedimet për takimin, nuk është rënë dakord mbi vendin e bashkëbisedimit, pasi një mik i Edi Ramës, sipas Lleshit, ka kërkuar që takimi të zhvillohet në një nga lokalet e Laçit. Leshi thekson se pas kësaj ka qenë shoqëria fantazmë që ka organizuar takimin me Edi Ramën.
Kreu i Bashkisë së Tiranës thekson se opozita nuk është e përgatitur për pushtetin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka vijuar dje turin e takimeve në Laç, ku nuk ka ngurruar që të sulmojë forcat politike për punën që kanë bërë mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, në fjalën e tij, Rama ka hedhur poshtë mundësinë që opozita aktuale të vijë në pushtet, duke theksuar se socialistët i kanë kapacitetet për të ndërmarrë hapa më pozitivë. Gjithashtu, Rama ka kërkuar nga
parlamenti shqiptar, "i cili vazhdon të kosis barë, të heq mendimet për ngritjen e komisioneve hetimore, dhe të mendoj realisht për integrimin e vendit në familjen evropiane". Sipas kreut të Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare kanë mbetur akoma duke akuzuar njëri-tjetrin pa baza konkrete, duke mbajtur peng shqiptarët dhe duke penguar qëllimisht hyrjen e Shqipërisë në Evropë, për t'u pasuruar vetë ekonomikisht. "Ndërsa shqiptarët konfrontohen me njëri-tjetrin si dy tifozë të sportit dhe në politikë, politikanët vazhdojnë të pasurohen", tha Edi Rama.
Opozita
Sipas Ramës, opozita shqiptare është e papërgatitur për të marrë pushtetin. Për këtë, ai ka përdorur një deklaratë të kreut të PD-së, Sali Berisha. Sipas Ramës, kryedemokrati në një bisedë televizive u shpreh se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. "E thënë ndryshe, ai është i ndërgjegjshëm për humbjen, prandaj individë të veçantë, politikanë, pa prekur topin kërkojnë të bëjnë gol", tha Rama, duke shtuar se këto deklarata jepen në kohën kur zgjedhjet nuk kanë nisur ende. Sipas tij, krijimi i Komisionit për Integrimin, komiteteve apo çfarëdolloj emri tjetër, vetëm sa po pengojnë ritmet e integrimi tonë evropian, "ku ne jo vetëm nuk do të bëjm pjesë, por as nipërit tanë. Prandaj jam këtu për të nxitur akoma më tej klasën politike, për të qenë më ritmike dhe për të bërë të mundur që edhe ne të jemi pjesë e Evropës, që të lëvizim lirisht, duke u integruar realisht në këtë familje. Dhe jo për të qenë pjesë e fushatave politike, ku partitë vazhdojnë që integrimin evropian ta quajnë pjesë e realizimit të tyre me ardhjen në pushtet".
Debati
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, e ka zhvilluar takimin në një nga lokalet e Hotel “Diplomat”, në qytetin e Laçit. Biseda ishte e planifikuar të bëhej në ambientet e Pallatit të Kulturës së Laçit, po kjo ka dështuar, pasi, sipas grupit, që organizoi takimin dhe sipas Ramës, "kryetari i Bashkisë, Luigj Isufi, nuk ka qenë dakord për ta zhvilluar takimin në sallën e Pallatit të Kulturës së këtij qyteti". Rama e ka quajtur kreun e Bashkisë së Laçit, Luigj Isufi, si njeriun, i cili ka lënë në vendnumëro qytetin e tij, "jo se Pushteti Qendror nuk i ka dhënë para, por mentaliteti i tij dhe veprimi i të bindurit pas urdhrave, siç ka qenë ky i sotmi, e kanë lënë Laçin në këtë gjendje të mjeruar.
Është për të ardhur keq që nga preriferia e Tiranës e në vazhdim vendi është mbushur gjithë plehra, kjo jo se nuk ka fonde, por nuk ka njerëz që të menaxhojnë realisht të ardhurat". Rama në takim theksoi se nuk mund të bashkëpunojë me një individ apo parti politike që nuk pranon mendimin ndryshe.