Braho: Në Kuvend do të mbrojmë variantin që kemi paraqitur

20/02/2005 LSI: "Propozimi është ligj për legalizimin e konfliktit të interesave ekonomike të zyrtarëve të lartë"
Qeveria po kërkon të legjitimojë monopolet
Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike draftin e paraqitur nga qeveria, i cili synon të luftojë konfliktin e interesave në administratë dhe në qeveri. Sipas Spartak Brahos, projektligji i paraqitur prej qeverisë synon të legalizojë monopolin e pushtetit dhe nuk synon që të pastrojë interesat private nga ato shtetërore. Duket se në këtë deklaratë, LSI është mbështetur në faktin se anëtarëve të qeverisë u lejohet të zotërojnë pjesë të aksioneve në një shoqëri private. Përballë propozimit të qeverisë, LSI ka vendosur projektligjin që ka paraqitur disa muaj më parë në Kuvend. Në këtë projektligj parashikohet që funksionari, që ka aksione në një biznesë, duhet të heqë dorë prej tij, ose të ngarkojë administratorë të tjerë. Për të përforcuar ndarjen shtet-privat, LSI kërkon që funksionarit nuk duhet t'i lejohet marrja e informacioneve, që mund të shkojnë në interes të firmës ku ai ka aksione. Braho thekson se ballafaqimin mes të dy projektligjeve, LSI do ta bëjë në komisionet parlamentare, ku do të synohet hedhja poshtë e propozimit të qeverisë dhe miratimi i draftit të LSI-së.
Deklarata
Sipas Spartak Brahos, "projektligji i qeverisë legalizon monopolizimin e pushtetit nga Nano. Unë do ta vlerësoja draftin e qeverisë jo si ligj për mbrojtjen dhe parandalimin e konfliktit të interesave, por si ligj për legalizimin e konfliktit të interesave ekonomike të zyrtarëve të lartë". Në një konferencë të dhënë për shtypin, Braho është shprehur se projektligji i qeverisë nuk i rregullon rastet e konfliktit të interesave, që kanë pushtetarët dhe ministrat. "Do t’i ballafaqojmë draftin e monopolistit të madh Nano me draftin e deputetëve të LSI-së. Le të shohin se sa i vlen lëkura Nanos dhe monopolistëve që ka ai rrotull", tha Spartak Braho. Debati mbi miratimin e një projektligji për konfliktin e interesave ka nisur katër muaj më parë, kur, si LSI dhe Qeveria, kanë paraqitur një projektligj të përafërt. Por, ndërsa LSI e dorëzoi draftin në Kuvend, Qeveria kërkoi dhe mendimin e organizmave ndërkombëtare. Megjithatë, ditën e hënë në komisionet parlamentare do të nisë shqyrtimi mes të dy propozimeve, ndërsa do të jetë seanca që do të vendosë me votë se cili nga të dy projektet do të fitojë.
Konflikti
Duket se deputetët e LSI-së kanë kundërshtuar nenin 29 të projektligjit të qeverisë, ku sanksionohet kufizimi i anëtarëve të qeverisë në sipërmarrjet private. Ndryshe nga sa përcaktohet në projektligjin e LSI-së, qeveria i jep të drejtën ministrave, apo kryeministrit që të zotërojë aksione në një firmë tregtare. Por me kushtin që saksionet të jenë të kufizuara dhe që firma të mos ketë pozita dominuese në treg. Nga ana tjetër, LSI kërkon masa më të rrepta ndëshkuese që fillojnë me gjobat dhe përfundojnë me shkarkimin nga detyra dhe ndjekje penale.
Spartak Braho
Gjatë një konference të dhënë dje për shtypin, në lidhje me draftin e Këshillit të Ministrave për parandalimin e konfliktit të interesave, tha se "projektligji i qeverisë legalizon monopolizimin e pushtetit nga Nano. Unë do ta vlerësoja draftin e qeverisë jo si ligj për mbrojtjen dhe parandalimin e konfliktit të interesave, por si ligj për legalizimin e konfliktit të interesave ekonomike të zyrtarëve të lartë. Do t’i ballafaqojmë draftin e monopolistit të madh Nano me draftin e deputetëve të LSI-së. Le të shohin se sa i vlen lëkura Nanos dhe monopolistëve që ka ai rrotull".
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se opozita do të mbështesë në parim projektligjin e paraqitur nga qeveria për konfliktin e interesave. Berisha tha se ligji në fjalë ka katër vjet që mbahet në sirtaret e qeverisë, e cila vendosi ta kalojë për miratim vetëm pas imponimit që iu bë nga opozita dhe opinioni publik. "Ky projektligj ishte një imponim që iu bë qeverisë pasi e mbajti në sirtare për katër vite dhe u detyrua që, më së fundi, ta nxjerrë që andej. Megjithatë, do të them që misionet do të rishikohen dhe njëherë dhe do të rishikohen. Asnjë konflikt interesi nuk do të pranohet në qeverinë tonë të ardhshme, kurse kjo po ikën. Ju e patë vetë, Nano iku nuk erdhi", tha Berisha. Sipas liderit demokrat, një projektligj i ngjashëm me atë që paraqiti qeveria është hartuar dhe nga Komiteti i Orientimit të Politikave, pak kohë më parë.
Nard Ndoka
Kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, tha dje se projektligji i qeverisë për konfliktet e interesave nuk bën gjë tjetër, vetëm se ligjëron lidhjet e pushtetarëve me monopolet që ata kanë. "Projektligji i paraqitur nga qeveria përpiqet të ligjërojë monopolet dhe bizneset e pushtetarëve të sotëm, që i kanë çuar përpara si pasojë e abuzimit me pushtetin. Ky projektligj jo vetëm që nuk do të përmirësojë gjendjen aktuale të qeverisjes, por stimulon të hapin biznese dhe ata politikanë apo pushtetarë që deri dje nuk kanë pasur", tha Ndoka. Sipas tij, dënimi që prashikon projektligji në fjalë për pushtetarët që kanë biznese nuk është gjë tjetër, vetëm se një tallje e qeverisë përpara fushatës elektorale. Ndoka thotë se për konfliktin e interesave duhet një strategji e qartë dhe dënime më të rrepta, që socialistët nuk mund t'i zbatojnë, për shkak të lidhjeve të tyre me monopolet dhe bizneset që i çojnë përpara në mënyrë antiligjore.
Dashamir Shehi
Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur skeptik, lidhur me projektligjin e hartuar nga qeveria për konfliktin e interesave. Sipas tij, ligji është i vonuar. "Këtë nismë e shoh si gjë të vonuar. Në prag të fushatës tingëllon më shumë si propagandë. Se deri ku shkojnë dispozitat ligjore dhe masat ndëshkimore, që parashikon ligji, kjo mbetet për t'u parë më pas, por, gjithsesi, është e vonuar", tha Shehi. Sipas tij, mazhoranca është në pushtet prej tetë vjetësh dhe gjysma e anëtarëve të kabinetit të Qeverisë aktuale janë në konflikt interesi. "Kjo qeveri ka tetë vjet, gjysma e qeverisë është e konfliktuar dhe tre muaj para zgjedhjeve kujtohet të bëjë një projektligj. Unë nuk mund ta them që tani do ta mbështesim ligjin apo jo, pasi ai duhet parë dhe duhet vendosur, por, sidoqoftë, sërish unë i mbetem asaj që thashë më lart, që është i vonuar dhe bëhet për efekt propagande", tha Shehi.
Qeveria
Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri nuk mund të jenë drejtues ose anëtar i organizatave fitimprurëse dhe jo fitimprurëse. Nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik, ortakërisë si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit kontabël. Mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione vetëm të një shoqërie tregtare, vetëm në përputhje me disa kushte. Në këto raste lejohet pjesëmarrja në aksione kur shoqëria ka krijuar të ardhura bruto deri në 25 milionë lekë. Kur të ardhurat bruto janë nga 25 milionë deri në 50 milionë lekë zyrtari mund të ketë vetëm deri në 50 për qind të aksioneve. Kur të ardhurat e shoqërisë janë nga 50 deri në 100 milionë lekë zyrtari mund të ketë deri në 25 për qind të aksioneve. Në asnjë rast, zyrtari nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive asnjë aksion të një shoqërie tregtare me pozitë dominuese në treg
Deputetët
Parlamentari nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse. Nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik, të ortakërisë së çdo forme si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, të ekspertit të liçensuar si dhe të konsulentit, agjentit ose përfaqësuesit të organizatave fitimrurëse ose jo fitimprurëse dhe nuk mund të jetë i punësuar në një punë të dytë me kohë të plotë. Deputetët nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive asnjë aksion, ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare në rast se ajo rezulton se ka pozitë dominuese në treg.
Konflikti i interesave duhet të vetë deklarohet në të kundërt veprohet me gjobë
Funksionarët nuk mund të marrin dhurata apo favore për shkak të detyrës. Përjashtohen vetëm rastet kur organet përkatëse e lejojnë marrjen e dhuratës.
LSI
Posti i Kryeministrit, i ministrit dhe i deputetit është i papajtueshëm me:
pozicioni i drejtuesit dhe anëtarit të organeve të shoqërive tregtare ose të ekspertit kontabël të autorizuar, përfshirë bankat ose institucionet e tjera të kreditit, institucionet financiare dhe të sigurimeve, pozicionin e personit fizik tregtar, pozicionin e anëtarit të grupimeve me interes ekonomik pozicionin publik, të ofruar nga një shtet i huaj përveç pozicioneve të përcaktuara nga traktatet, konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
Në rast se funksionari gjendet në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, ai duhet të njoftojë eprorët dhe duhet të kërkojnë ndihmë nga ekspertët. Sipas projektligjit, brenda 60 ditëve nga marrja e detyrës personat në fjalë duhet të njoftojnë eprorin si dhe inspektoriatin e deklarimit të pasurive, ndërsa duhet të lëshojë dhe një prokurë ku të lejojë kontrollin e pasurive. Në rast se nuk bëhet deklarimi i pasurive, atëherë vendoset gjoba 50 mijë lekë deri në 4 rroga mujore
Në rastet kur konflikti i interesave është bërë publik, janë ekspertët që i kufizojnë zyrtarit publik informacione që lidhen me konfliktin e interesave. Ata nuk i lejojnë atij të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes, që kanë ndikim në interesat personale
Një zyrtar mund të pranojë dhurata vetëm deri në 15 mijë lekë. Në rast se vlera e dhuratës e kalon këtë shumë, atëherë duhet të kalojë në deklarimin e pasurisë, ku argumentohet dhe burimi. Në rastet kur dhurata e kalon vlerën e rrogës minimale zyrtare mujore, ajo i deklarohet eprorit dhe kalon në pronësi të shtetit. Vlera matet sipas tregut, ndërsa nuk lejohen dhuratat monetare.