Pranga autorëve të masakrës në familjen Xhaka

20/02/2005 Mbrëmjen e së premtes janë arrestuar Mirsad Kosova dhe Ervin Çeliku
SHKODËR - Kapen dy autorët e ngjarjes së ndodhur gati një javë më parë në lagjen “Guerile”, të qytetit të Shkodrës, ku mbeti e vrarë 65-vjeçarja Sabrie Qosja dhe u plagosën Shpresa dhe Fatlind Xhaka. Sipas burimeve zyrtare të policisë të komisariatit të Shkodrës, dy të arrestuarit e djeshëm janë shtetasit Mirsad Kosova, 26 vjeç, nga lagjja “Partizani” e qytetit të Shkodrës dhe Ervin Çeliku, 19 vjeç, nga lagjja ”Fahri Ramadani”. Që nga mbrëmja e 14 shkurtit, kohë kur ndodhi ngjarja e rëndë, policia e Shkodrës kishte shoqëruar rreth 40 persona për t‘i pyetur dhe për të marrë deklarimet rreth vrasjes së 65-vjeçares Sabrie Qosja dhe plagosjes rëndë të shtetases Shpresa Xhaka, 38 vjeçe e të birit 11-vjeçar Fatlindit. Nga hetimet e kryera nga grupi i hetimit si dhe nga informacionet telefonike anonime të qytetarëve u arrit në përfundimin se ishin dy shtetas, që kishin hyrë dhe dalë me vrap nga shtëpia e Brahim Xhakës. Nga grupi hetimor, i përbërë nga specialistët më të mirë të Drejtorisë së Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë dhe me prokurorin e këtij rrethi, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarjeje si dhe janë kryer kontrolle në banesat e tyre nga ku janë zbuluar disa prova materiale, që i implikojnë këta shtetas, pasi ata i kanë përdorur për të realizuar këtë vepër penale. Shtetasi i arrestuar dje, Ervin Çeliku, kishte dhe lidhje familjare me Xhakajt që mbrëmjen e 14 shkurtit u mundua t’i grabiste së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Bazuar në materialet e grumbulluara ndaj shtetasve Mirsad Kosova dhe Ervin Çeliku është marrë masa e ndalimit për veprat penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”. Në të njëjtën kohë burimet nga policia bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, në shtëpinë e Vullnet Kosovës, babai i Mirsadit, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme fishekësh. Kjo ka bërë që ndaj tij të merret masa e arrestit në flagrancë.
Skema e vrasjes
Shkojnë “të takonte” mikun, qëllojnë për grabitje
Duke iu referuar burimeve, të cilat nuk bëhen publike, grupi hetimor ka përcaktuar se kush mund të jenë autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje ndaj dhe i kanë mbajtur nën vëzhgim të pandërprerë, të dy të rinjtë deri në mbrëmjen e së premtes, kur në fshehtësi të plotë është bërë arrestimi i Kosovës dhe Çelikut. Burime nga organi i hetimit bëjnë të ditur se njëri nga të ndaluarit e ka pranuar që ata janë autorët e kësaj masakre, madje ka rrëfyer edhe se si kanë rrjedhur ngjarjet natën e 14 shkurtit. Kështu në bazë të këtyre të dhënave, natën e 14 shkurtit të dy të rinjtë, meqenëse e dinin se Brahimi Xhaka nuk ndodhej në shtëpi, kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë luajtur rolin e të paditurit. Kanë trokitur në portë dhe i kanë kërkuar Shpresës që t’u hapë derën. Sapo ajo ka parë Ervinin, ky i fundit i ka thënë nuk është në shtëpi Brahimi, se kisha pak punë me të? Jo, i është përgjigjur ajo. Prit pak, i ka thënë Shpresa, sa të jap një çadër se qenke bërë qull. Në këtë moment ka hyrë në shtëpi edhe Mirsadi, i cili i ka drejtuar në kokë një pistoletë me silenciator dhe i ka thënë: Ku i keni lekët? Nxirri shpejt?! Shpresa u ka thënë se nuk kishin lekë, prandaj nuk kishte se çfarë t’u japë. Në këtë moment, Mirsadi ka qëlluar mbi Shpresën me një plumb në kokë. Gruaja ka bërtitur. Dy të rinjtë kanë hyrë në kuzhinë dhe kanë qëlluar edhe mbi 65-vjeçaren Sabrije Qosja, e cila kishte ardhur si mysafir te shtëpia e Xhakajve si dhe mbi djalin 11-vjeçar për të humbur çdo gjurmë. Duke dalë nga dera kanë qëlluar edhe njëherë në drejtim të Shpresës dhe janë larguar nëpër natë. Pak metra më tej, ata kanë flakur pistoletën.
Gjendet e hedhur në pusetë pistoleta me silenciator
Gjatë deponimit të tyre, mësohet se ata kanë treguar edhe vendin se ku e kishin flakur pistoletën, gjetja e së cilës do të shërbente si një nga provat materiale më të sigurta. Kështu, krahas deponimit të tyre, policia i ka kushtuar një rëndësi të madhe gjetjes së armës së krimit. Për këtë ato kanë kërkuar edhe ndihmën e mjeteve të ndërmarrjes komunale që të largojnë ujin nga rruga. Për orë të tëra ato kanë thithur sasira të mëdha uji, gjersa në një moment, rreth orës 12 të mesditës, është arritur ajo që ato po kërkonin, arma e krimit, një pistoletë, tip Zastava, me silenciator. Pas kësaj arma është dërguar për t’i bërë analizat balistike, me qëllin që të provohet dhe shkencërisht se ajo është arma me të cilën është kryer krimi i rëndë dhe për të mësuar nëse me një armë të tillë mund të jetë kryer ndonjë vrasje tjetër.