PS dhe PD me paratë tuaja po kërkojnë të mbushin boshllëqet e krijuara nga monopolet

20/02/2005 Meta në mbështetje të protestës së banorëve në zonat informale
Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka mbështetur protestuesit e zonave informale që kanë refuzuar të paguajnë tokën e zënë sipas çmimeve të dhëna nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas Ilir Metës, dy partitë kryesore po kërkojnë që qytetarët të paguajnë për boshllëqet që kanë lënë qeveritarët. Ndaj, ai është shprehur se LSI do të mbështesë protestuesit, pasi këta banorë e kanë paguar një apo dy herë tokën e zënë. Në fjalën e tij, Meta është shprehur se shteti duhet të legalizojë pa përjashtim ndërtimet në zonat informale dhe të nisë procesin e urbanizimit. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Inegrim ka theksuar se kjo parti do të këmbëngulë në parlament për shfuqizimin e ligjit për legalizimin e ndërtimeve në zonat informale, pasi ky ligj është në dëm të vetë banorëve. Meta shprehet se nuk mund të pranohet kërkesa që, toka e këtyre zonave të vlerësohet sipas çmimeve të tregut. Për kreun e LSI-së, ndërtimet në zonat informale janë zhvilluar në bazë të ligjit, që është miratuar në vitin 1993, ndaj dhe çmimi duhet të jetë sipas këtij ligji. Në lidhje me kompensimin e ish-pronarëve, Meta tha se kjo nuk ka të bëjë me procesin e legalizimeve, pasi ish-pronarët marrin kompensimin sipas ligjit të miratuar një vit më parë. Ndërsa legalizimet duhet të bëhen sipas ligjeve që kanë ekzistuar dhe më parë. Meta ka kërkuar që ndërtuesit e zonave informale të mos paguajnë faturën e kërkuar, por të mbrojnë të drejtën e tyre.