E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkësia Islame, qeverisë: Gjeni trupat

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i ka kërkuar sot të gjitha institucioneve të vendit dhe të huaja të gjejnë të gjitha trupat e viktimave kosovare që humbën jetën në tragjedinë e ndodhur në lumin Tisa. Në mesazhin e ngushëllimit dërguar 15 familjeve të viktimave, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se në mënyrë urgjente duhet angazhim më i madh nga ana e qeverisë për të gjetur trupat e për t‘ua kthyer ato familjeve. Ndërsa për familjet e të humburve, bashkësia islame ka dërguar ngushëllime duke u bashkuar në dhimbjen e tyre të madhe për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›