Bashkësitë Islame, ndihma për familjet
Bashkësitë Islame të Kosovës dhe Maqedonisë dhurojnë ndihma për familjet e Shkodrës dhe të Lezhës, të përmbytura nga katastrofa e muajit të kaluar. Mësohet se nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës do të jepet një kontribut financiar prej 83 mijë eurosh. Nga ana e saj, Bashkësia maqedonase do të ofrojë ndihma monetare që llogariten në 58 mijë euro dhe 9 mijë franga zvicerane. Kjo ndihmë iu bë e ditur gjatë një bisede telefonike ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ndërsa kreu i asaj të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi e konfirmoi gjatë takimit me ministrin. Basha shprehu vlerësimet për solidaritetin si dhe falënderoi dy Bashkësitë Islame për kontributin, në ndihmë të familjeve që pësuan dëme në banesa dhe në ekonominë e tyre bujqësore si pasojë e përmbytjeve natyrore që ndodhën në muajin janar.