Nina Morik akuzon ish-bashkëshortin Korona për vjedhje të kursimeve
Telenovela për Fabricio Koronën nuk ka mbaruar ende. Seria e fundit ka për protagoniste ish-bashkëshorten Nina Morik, e cila në gjykatë e ka akuzuar për vjedhje të të gjitha përfitimeve të saj, që kapin shifrën 1 milion euro. Ndërkohë Fabricio duhet të mbrohet edhe ndaj akuzës për shpifje të Simona Venturës për një letër të shkruar nga korona dhe të publikuar në të përjavshmen “Chi”. Siç bën të ditur “La Repubblica”, Morik u paraqit në Milano për t’iu përgjigjur akuzës. Modelja kroate u shpjegua duke thënë se kursimet e saj (të përfituara nga sfilatat, ngjarjet) nga viti 2003 deri në vitin 2007 janë marrë nga Fabricio dhe ajo nuk ma marrë asnjë qindarkë. Nina, ishte aksionere në kompaninë e Fabricios u mbrojt duke thënë: “Ishte ai që merrej me fitimet e mia”. Morik ka thënë për gjykatësin se ish-bashkëshorti ka refuzuar të paguajë edhe shumën e vendosur nga gjykata për rritjen e fëmijës së tyre, Karlos. Shifra fillimisht ishte 14 mijë euro në muaj, më pas u ul në 5 mijë.
3 Qershor 2010