E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia - Co-plan, projekt për lëvizjen

Bashkia, mjet parësor për lëvizjen e qytetarëve do jetë biçikleta
E ardhmja e lëvizjes qytetase në Tiranë në pak vjet do të jenë biçikletat. Bashkia e Tiranës, në strategjinë e saj afatgjatë synon të ndryshojë tërësisht konceptimin e lëvizjes qytetare, duke shmangur në maksimum mjetet motorrike. Drejtori i transportit në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavia thekson se së pari duhet punuar për të ndryshuar mentalitetin e shqiptarëve, të cilët janë gllabëruar nga mania e zotërimit të automjeteve. Bashkia e Tiranës do të kërkojë gjithashtu edhe një ndryshim të kuadrit ligjor për zbatimin e praktikave të transportit të qëndrueshëm. Është projektuar për tu ngitur edhe një qendër e kontrollit të trafikut për qytetin, ndërsa janë në prioritet krijimi i zonave vetëm për kalimin e këmbësorëve.Për të konkretizuar këtë nismë, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Co- plan, ka përfunduar me Bashkinë e Barit, projektin për mobilitet të qëndrueshëm, i cili synon të realizojë lëvizjen e personave dhe mallrave në mënyrë efikase. Nëpërmjet këtij projekti Bashkia Tiranë ka siguruar trajnimin e ekspertëve në praktikimin e teknikave më efikase sa i takon kësaj çështjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›