Bushati: Ekonomia në rritje të rreme
Tiranë - Qeveria me nxitim të papreçedent, paraqet një rritje të dyshimtë ekonomike, që nuk afrohet fare me mirqënien e qytetarëve të saj. Rritja ekonomike e propoganduar nga zërat qeveritar është jashtë logjikës së shifrave dhe analizave të FMN dhe të Bankës së Shqipërisë për gjendjen e ekonomisë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar nënsekretrai për programin e PS-së, Ervin Bushati sipas të cilit deklaratat e INSTAT që mbështetin parashikimet euforike të Kryeministrit, janë 2-3 herë më të larta se parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombetar. “Instituti në varësi të qeverisë nxitoi si asnjëherë më parë, të na japi pa mbaruar viti foton me optimiste që mund të kishte ekonomia shqiptare. Njësoj si në “epokën” komuniste, realizimi i planit të Kryeministrit është tejkaluar bindshëm nga instiucionet vasale të qeverisë”, tha ai.
Sipas Bushatit, ajo që qeveria paraqet si rritje të mirqënies ekonomike të qytetarëve është vetëm një gënjeshtër më shumë në prag të vitit elektoral, që do të ketë shumë të tilla në vijim. “Sa më shumë afrojnë zgjedhjet, aq më shpesh votuesit do të dëgjojnë të qena e të paqëna nga kjo qeveri, që përpiqet të na mbushë mendjen, në vend të barkut, se sa mirë po jetojmë”, vijoi ai.