Bashkia, 17 milionë lekë për plazhin
DURRES - Bashkia e Durrësit "zgjidh qesen" për pastrimin e plazhit. Burimet vendore saktësojnë se bëhet fjalë për mbi 17 milionë lekë të reja, të cilat janë dhënë nga bashkia për pastrimin e vijës bregdetare të qytetit.
Kjo është shuma më e madhe e akorduar ndonjëherë nga pushteti vendor për pastrimin dhe rregullimin e plazhit. Fill pas kësaj mbështetjeje financiare, ndërmarrja e pastrimit në plazh ka nisur përgatitjet për sezonin e verës, duke filluar së pari me largimin e leshterikut nga bregu i detit dhe të mbeturinave urbane të depozituara në plazh gjatë periudhës së dimrit. Eshtë parashikuar që me këtë fond të bëhet edhe punimi i rërës me mjete të veçanta për ta bërë atë më të butë. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Ali Karaj, u shpreh se puna ka filluar me ritme të larta në mënyrë që ditët e para të majit ta gjejnë plazhin e Durrësit krejt të pastër. Kjo është edhe periudha që përkon me fillimin e sezonit turistik, gjatë së cilës Durrësi pretendon të thithë më shumë se 500 mijë turistë. Për të përmbushur detyrimin në kohë të pastrimit të plazhit janë vënë në shërbim të ndërmarrjes 12 kamionë për transportin e mbeturinave dhe 2 fadroma për shkrifërimin e rërës. Ndërmarrja mbulon hapësirën bregdetare në gjatësinë 3.4 km në një sipërfaqe rëre prej 17 ha dhe sipas drejtorit Karaj do të punohet me tre turne. Bëhet fjalë për segmentin bregdetar nga sektori "Teuta" e deri te "Shkëmbi i Kavajës", i cili përkon me lagjen 13 të qytetit. Por nëse e ardhmja e 3.4 km bregdet që përfshihet brenda vijës së verdhë të qytetit do të jetë pastërtia, në pikëpyetje të madhe mbetet mbi 55 km vijë bregdetare e qarkut, e cila shtrihet nga Kepi i Rodonit e deri në Currila, për pastrimin e së cilës nuk mendon askush. Në këtë pjesë veriore të plazhit të Durrësit janë grumbulluar prej kohësh papastërti nga më të ndryshmet të cilat po minojnë jo vetëm sezonin turistik, por edhe ardhmërinë e florës dhe të faunës detare. o.u