ProCredit Bank feston 5-vjetorin në Pogradec
ProCredit Bank ka festuar dje 5-vjetorin e aktivitetit të saj në rrethin e Pogradecit.
Rreth 5 vjet më parë ishte banka e vetme private që vendosi të ishte e pranishme në këtë qytet dhe sot ofron shërbime bankare nëpërmjet dy agjencive të saj të biznesit. Më shumë se 7 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre ProCredit Bank në Pogradec, që arrijnë në më shumë se 9.1 milionë euro. Ndërkohë që prej tetor 2003 deri më sot, ProCredit Bank ka dhënë gjithsej rreth 6 mijë kredi me një volum prej 13.5 milionë euro. "Në prill 2003, fillimisht ProCredit Bank ka nisur të ofrojë shërbimet e saj vetëm në qytetin e Pogradecit, më pas edhe në zonat sub-urbane e rurale dhe gjatë viteve të fundit edhe në qytetin e Përrenjasit dhe zonat përreth", pohon Klodiana Çomo, Koordinatore e Agjencisë nr.1 Pogradec. Ajo shton më tej që ProCredit Bank ka qenë edhe më parë e pranishme në Pogradec nëpërmjet një zyre informacioni.