Mungesa e higjienës, mbyllen 3 çerdhe në Tiranë
Mungesa e higjienës ka çuar në mbylljen e tre çerdheve publike në kryeqytet.
Kjo pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët higjieno-sanitare të Drejtorisë së Shëndetit Publik. Bëhet fjalë për çerdhen me nr. 57, 26 dhe 23, të cilat nuk do të frekuentohen më nga të vegjlit deri në rikonstruksionin e plotë të tyre. Sipas specialistëve, në çerdhen me nr. 57, e cila kishte dhe më pak probleme ka përfunduar rehabilitimi dhe ajo do të nisë shumë shpejt sërish nga puna. Nuk është hera e parë që mungesa e higjienës është bërë shkak për lëshimin e urdhrit të mbylljes në kopshte, shkolla e çerdhe. Disa muaj më parë kjo masë u mor për 10 kopshte, ndërsa rrezikonin të mos nisnin procesin mësimor edhe 15 shkolla në kryeqytet. "Situata për ato subjekte ku kemi lënë si kusht plotësimin e standardeve është përmirësuar, gjithsesi kontrollet vazhdojnë", sqarojnë inspektorët e higjienës. Sipas tyre, lagështira e madhe dhe higjiena e munguar ndikojnë negativisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve të grupmoshave të ndryshme. Më i madh është risku me fëmijët e moshave 0-3 vjeç dhe 3-6 vjeç, të cilët edhe imunitetin e organizmit e kanë më të dobët. Për rrjedhojë mund të preken nga një sërë sëmundjesh. Në rrethin e Tiranës gjenden 49 kopshte dhe 25 çerdhe publike. Ndryshe nga institucionet parashkollore publike, homologet e tyre private kanë në përgjithësi gjendje të mirë higjieno-sanitare dhe brenda standardeve të lejueshme. Në këto institucione fëmijët pranohen me analiza "corpo-culture", karakterizohen dhe ndiqen nga mjekë pediatër, gatuhet çdo ditë ushqim i freskët në kushte të mira kuzhine dhe personeli është i pajisur me libreza shëndetësore. Sipas të dhënave, rreth 62 milionë lekë janë investuar deri tani nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e çerdheve në kryeqytet. Në projektet e saj, bashkia ka premtuar rikonstruksionin total të tyre, duke ofruar për të vegjlit ambiente kuzhine moderne, sallë ngrënie me pajisje bashkëkohore, përfshi dhe sistemin e ngrohjes.