E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia 6 miionë lekë për lagjen “Shën Triadha”

03/06/2005  Ambiciet e pushtetit lokal

KORÇE – “Shën Triadha”, dy muajt e fundit ka nisur shenjtërimin e saj duke përafruar performancën me ndjesinë që të jep vetë ky emër i shenjtëruar. Fjala është për lagjen më të vjetër të qytetit të Korçës që njihet me këtë emër, por që në të vërtetë të kujton vetëm varrezat e qytetit, pasi në këtë lagje për shumë vjet me radhë nuk ka patur asnjë lloj investimi, ndërsa banorët e saj ishin lënë krejtësisht në harresë.

Tashmë, ashtu siç kishte premtuar kryetari i Bashkisë së qytetit, Robert Damo, se edhe Shën Triadha do të ketë të njëjtin kujdes që është treguar edhe për qendrën, duket se ka flluar të funksionojë. Plot 6 milionë e 100 mijë lekë janë vënë në dispozicion të kësaj lagjeje për shtimin e zonave të gjelbra midis pallateve, ku hapësira të konsiderueshme shërbenin vetëm për grumbullim plehrash dhe mbetjesh.

“Nuk ndjekim politikën e vitrinave të bukura, duke fshehur banakun, tha Damo për gazetën ‘Metropol’, sepse ashtu si në qendër edhe në përiferi jetojnë korçarët e qytetit të Korçës dhe që të gjithë janë të barabartë për këtë bashki. Jam i kënaqur që komuniteti i kësaj lagjeje ka nisur të frekuentojë dy zonat e gjelbra, duke gjetur këtu po atë kënaqësi që gjejnë edhe në qendër. Gjithë qëllimi i bashkisë është për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve dhe fëmijëve në veçanti, por edhe gjithë banorëve të tjerë sqaron kryebashkiaku i Korçës, Robert Damo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›