Del nga shtrati “Çorovoda” Rrezikojnë mbytjen 10 fëmijë

03/06/2005 Përmbytet qendra e qytetit
ÇOROVODE – Rrezikojnë mbytjen dhjetë fëmijë, ndërsa kanë mundur të shëptohen nga sipmatizantë të PS, që ishin duke zhvilluar një takim në Çorovodë.
Shirat e shumta të rënë në male tri netët e fundit kanë fryrë lumenjtë e territorit në Juglindje të Shqipërisë. Një degëzim i Osumit dje ka dalë jashtë shtratit dhe për pasojë është përmbytur qendra e qytetit të Çorovodës. Shirat e rrëmbyer kanë bërë që ujërat e lumit të Çorovodës, degë e lumit Osum, të vërshojnë mbi urën kryesore të qytetit dhe të përmbytin lokalet e ndërtesat në qendër.
Dalja e ujit të lumit rrezikoi jetën e dhjetë femijëve, të cilët fatmirësisht janë shpëtuar nga të pranishmit e një takimi të organizuar nga Partia Socialiste në kuadrin e fushatës elektorale.
Vërshimit të ujit nuk i kanë shpëtuar as urat e vogla, të cilat kanë pësuar dëmtime serioze. Dëmtime ka patur edhe në tubacionet e ujësjellësit, ndërkohë që një pjesë e qytetit është pa energji elektrike.
Situata dje është shfaqur mjaft e rrezikshme, tregojnë banorët që janë ndodhur atë çast në qendër të qytetit. Uji ka vërshuar papritur dhe vetëm brenda pak minutash e gjithë sipërfaqja është mbuluar me ujë që lëvizte vrullshëm.
Shumë fëmijë atë kohë vinin nga shkolla në shtepi, kur uji i ka trembur dhe falë disa burrave aty, të vegjlit shpëtuan. Ende nuk është përllogaritur dëmi i shkaktuar nga dalja e “Çorovodës“, por gjithsesi banorët ende nuk janë të qetësuar. Asta presin që uji të largohet, por frika për një dalje tjetër është e pranishme.