Cigaret dyshohet të kenë dalë kontrabandë edhe nga Mali i Zi

03/06/2005 Te paketat nuk figuronte reklama e detyrueshme antiduhan. Ende mungojnë dokumentet zyrtare të ngarkesave
Dyshohet se cigaret kontrabandë të sekuestruara në Shkozet të Durrësit, mund të kenë dalë në rrugë ilegale edhe nga porti i Malit të Zi, ku u ngarkuan. Nga hetimet dypalëshe, dyshohet se këto cigare nuk janë shoqëruar me dokumente zyrtare, kur janë ngarkuar dhe kur kanë dalë nga porti i Malit të Zi. Kjo, pasi ende nuk janë sekuestruar dokumentacionet zyrtare të portit të Malit të Zi, që vërtetojnë se këto cigare janë ngarkuar pikërisht aty. Gjithashtu, edhe mungesa e reklamës antiduhan, që është e detyrueshme të vendoset në pjesë të dukshme të paketës, nuk ekziston. Mungesa e reklamës antiduhan, bën që këto cigare të mos shiten në rrugë legale, por vetëm në treg të zi. Nisur nga këto fakte, Prokuroria ka hedhur dyshimet se këto cigare mund të mos jenë çdoganuar as në portin e Malit të Zi, ashtu si nuk janë çdoganuar në Portin e Durrësit.
Dyshimi
Mungesa e një dokumentacioni zyrtar për ngarkesën e 4 milionë dollarëve cigare të dala nga një port i Malit të Zi, kanë ngritur dyshimet se ato mund të kenë kaluar kontrabandë edhe atje. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se edhe mungesa e reklamës së detyruar antiduhan në paketat e sekuestruara, ka forcuar dyshimet për një fakt të tillë. Kjo, pasi në paketat e cigareve kontrabandë nuk ekziston logoja e detyrueshme e vendosur nga organizmat ndërkombëtarë dhe dyshohet që ato të mos kenë dalë në rrugë zyrtare nga porti i Malit të Zi, ku janë ngarkuar. Gjithashtu pas dy muaj hetimesh ende nuk është arritur të sekuestrohen dokumentet e çdoganimit të kësaj ngarkese në portin e Malit të Zi. Burimet pohojnë se këto cigare mund të shiteshin vetëm në treg të zi dhe se nuk mund të çdoganohen apo të deklarohen në rrugë zyrtare në asnjë pikë të kalimit kufitar, pasi duhet që automatikisht të sekuestrohen.
Kontrabanda
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar gjithë materialin origjinal të Portit të Durrësit, të një harku kohor njëvjeçar. Bëhet fjalë për dokumentacionin ku janë pasqyruar të gjitha itineraret e lëvizjeve të anijeve dhe transportimet e importimet e mallrave që kanë kryer ato në bazë ligjore. Pas kapjes dhe sekuestrimit të 3 milionë e 590 mijë paketa cigaresh, me vlerë 4 milionë dollarë dhe sekuestrimit të dy anijeve e një magazine, Prokuroria ka filluar një hetim më të gjerë rreth kontrabandës. Kështu do të verifikohen të gjitha komunikimet që kanë bërë anijet me kapitenerinë e Portit të Durrësit, për rrugëtimet e tyre dhe mallrat që kanë çdoganuar në këtë port. Ndërkaq këto të dhëna do të ballafaqohen me dokumentacionin e porteve të vendeve të huaja, që drejtuesit e anijeve kanë raportuar si destinacion pranë kapitenerisë në kohë të ndryshme, për të parë nëse kanë marrë apo jo ngarkesa atje. Nga hetimet e deritanishme është konkluduar kalimi kontrabandë i tre ngarkesave të marra në Mal të Zi. Një në mes të prillit me anijen “Poseidon” dhe dy me anijen “Eni”, përkatësisht më datë 8 mars dhe 29 mars. Hetimet kanë konkluduar gjithashtu se ngarkesa e transportuar me anijen “Poseidon”, pronë e Ardian Canit, ka qenë për llogari të Fatmir Zotajt. Ndërkaq, nga verifikimet e kryera në magazinën e Fatmir Zotajt në Shkozet, është konkluduar se afro gjysma e cigareve është shitur ose është transportuar diku tjetër. Re.Kro
Marinarët e “Poseidon”: “Kishim
gjashtë muaj pa marrë rrogat”
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Krimeve të Rënda, marinarët e anijes “Poseidon”, pronë e Ardian Canit, kanë pohuar se kishin gjashtë muaj pa u paguar nga ky i fundit. Madje, ata janë shprehur se punonin në kushte mizerabël, ku u mungonte edhe ushqimi dhe uji gjatë rrugëtimeve. Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, hetimet kanë konkluduar se marinarët kanë qenë të papërzier në kontrabandë dhe janë lënë të lirë. Kjo, pasi vetëm kapitenët dyshohet të kenë pasur dijeni të mjaftueshme për kontrabandën që zhvillohej, përfundojnë burimet.
Të ndaluarit
Bilal Koçi “burg pa afat” (kapiteni i anijes)
Gentian Koçi “burg pa afat” (menaxher)
Petrit Cila “burg pa afat” (oficer i parë)
Ligor Todi “burg pa afat” (marinar)
Hamdi Peza “burg pa afat” (marinar)
Gëzim Çyrbja “burg për një muaj” (kuzhinier)
Adrian Gokaj “burg për një muaj” (mekanik)
Ardian Cani (pronari dhe administratori i anijes “Poseidon”
Tahir Hoxha (kapiteni i anijes “Poseidon”)
Në kërkim
Fatmir Zotaj, pronari i anijes “Eni”
Sekuestrimet
Anija “Eni”
Anija “Poseidon”
Magazina 10 mijë metra katrorë në Shkozet
3.594 milionë
paketa cigaresh
1 Volksvagen
autoveturë me targa DR 4343 D
1 Benz
autoveturë me targa DR 7647 C
10 mijë euro
“pronë” e menaxherit