“Për një Shkodër tjetër, ashtu siç e ëndërrojnë të gjithë”

03/06/2005 Flet kandidati i PS për zonën nr.4 të Shkodrës, Musa Heta
Ku e mbështesni kandidimin tuaj?
Bindja ime është se forca jonë politike është një forcë serioze, pa dashur të ulë vlerat e partive të tjera. Si forcë serioze ka kapacitete të mëdha intelektuale, prandaj dhe pranova kandidimin për PS. Kjo forcë politike kërkon të gjejë njerëz, kandidatë apo konkurrentë fitues, të përkushtuar e të aftë për të krijuar lidhje me elektoratin dhe t’i shërbejë atij realisht nesër. Vihet re qartë se PS ka dalë me shumë kandidatura të reja, që është një tregues cilësor për të, tregues ky që shpalos tendencat për të kërkuar njerëz të rinj. Kandidimi im mbështetet tek eksperienca ime e gjatë dhe e suksesshme që deri tani ka njohur vetëm realizime të suksesshme. Kjo eksperiencë përfshin një hark kohor prej 35 vjetësh pune si drejtues dhe organizator, që fillon nga Hidrocentralet e Fierzës, Komanit, ndërmarrjet e ndërtimit, drejtuesit të zyrës së urbanistikës në Shkodër, deri në vitin ‘92, ku neni i famshëm 24/1 më detyroi të lë punën e më pas për të mbijetuar krijova firmë ndërtimi, ku u ballafaqova me sukses me ligjet e tregut. E gjithë kjo veprimtari më ka siguruar kontakt të vazhdueshëm me qytetin e për rrjedhojë edhe me problemet. Profesioni im i inxhinierit të ndërtimit, krijon një epërsi ndaj të tjerëve, pasi në fund të fundit njerëzit kërkojnë ndryshimin e kushteve në të mirë të jetesës së tyre dhe për të arritur këtë duhen projekte, të cilat sjellin ndyshimet e duhura.
A jeni njohur me problemet e zonës suaj dhe çfarë do të bëni për atë?
Pak a shumë, po. Jam banor i këtij qyteti dhe jam inxhinier i specialitetit të ndërtimit. Vetë puna ime, por edhe si qytetar më kanë detyruar të përjetoj shqetësimet e banorëve. Si specialist e vlerësoj gjendjen e infrastrukturës si tejet të amortizuar dhe ndërtimin e saj e quaj kyç të zhvillimit të zonës. Përveç kësaj, nga pikëpamja ekonomike, kjo zonë është ndër më të varfërat e Shkodrës. Për ta transformuar një realitet të tillë është e vështirë, por jo e pamundur. Ajo që i kam dhënë përparësi në programin tim në të ardhmen, është ndërtimi i unazës së qytetit që kalon pikërisht mespërmes kësaj zone, ku unë kandidoj. Nga ana tjetër sistemimi dhe asfaltimi i rrugëve i lidhin lagjet e zonës me qëndrën dhe me njëra-tjetrën. U ndala në këto dy momente, sepse gjendja e amortizuar e rrugëve ndikon direkt dhe influencon shumë në dinamikën e zhvillimit tregtar dhe ekonomik me pjesët e tjera të qytetit. E thënë shkurt, normalizimi i infrastrukturës hap rrugën e depërtimit të investimeve, ku më kryesorja është unaza, të cilën mund ta quaj pa frikë si aorta e trupit të qytetit të Shkodrës dhe po të flasim nga ana teknike, po nuk u realizua kjo, segmentet e tjera të rrugëve bëhen kot. Për këtë zonë dhe për këtë problem premtoj se do të jem ndërlidhësi dhe kërkuesi në parlament për realizimin e kësaj objektive timen dhe të zonës, si një kërkesë normale të elektoratit.
Cili është rivali juaj kryesor dhe si e vlerësoni?
Natyrisht që rivali kryesor është përfaqësuesi i PD, sepse sot njerëzit po nisen nga partitë dhe e parë në këtë këndvështrim PS dhe PD, janë dy forcat kryesore konkurruese. Personalisht respektoj kandidatin rival, megjithëse nuk kam ndonjë njohje të veçantë. Nisur nga fakti se elektorati niset nga partitë, dua të theksoj se personalisht mendoj se elektoratit i duhet elementi, apo individi që e përfaqëson partinë. Këtë ide e kam shprehur që në 1991, kohë kur kam theksuar se duhet të fitojë elementi që do të shpinte në parlament zërin e popullit dhe për hir të së vërtetës deputetëve deri tani nuk u është dëgjuar zëri dhe për këtë më vjen keq, pasi Shkodra nuk është qytet që s’duhet t’i dëgjohet zëri.
A besoni në fitore?
Çdo njeri që futet në garë, futet për fitore. Besimin tim në fitore e mbështes në disa aspekte. Kudo që kam punuar, kam njohur realizime dhe fitore dhe nuk jam mësuar asnjëherë me humbjen. Besimin e mbështes në moralin tim, përkushtimin, marrëdhëniet me njerëzit, në vetë punën time, gjatë së cilës njerëzit më njohën për korrektesën në zgjidhjen e problemeve dhe në mbajtjen e fjalës.
Cili do jetë slogani juaj?
Jetoj me ju, mendoj si ju, ëndërroj si ju dhe më mbështesni që të bëj për ju. Për një Shkodër tjetër, ashtu siç e ëndërrojnë të gjithë.