Emigrantë pa dokumente kthehen në Kapshticë nga policia greke

03/06/2005 Një javë rreth 800 të kthyer
KAPSHTICE – Numri i emigrantëve shqiptarë të kthyer në Doganën e Kapshticës është rritur ndjeshëm në ditët e fundit. Në pesë ditët e fundit ky numër ka arritur në rreth 800 të kthyer, pa llogaritur kthimet në Qafë-Thanë, Goricë dhe Tushemisht, vendkalime kufitare këto që ndodhen në Qarkun e Korçës.
Kthimet
Sipas burimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, ky fluks kthimesh në doganë është mjaft i lartë, nëse do të krahasohej me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur mesatarisht ktheheshin në 24 orë, 40 deri në 60 emigrantë. Përballë këtyre shifrave duket qartë se kthimet, tashmë janë trefishuar. Vetëm gjatë datës 29.05.2005, janë kthyer në Kapshticë 167 emigrantë, por ky rritëm është pasuar edhe në ditët e tjera, ashtu siç ka qenë i njëjtë edhe ditë më parë.
Gjatë ditës së enjte, numri i emigrantëve të kthyer shënoi 119 vetë.
Burime të pikës së kalimit kufitar, bëjnë të ditur se gjithsesi bëhet fjalë vetëm për kthim të emigrantëve pa dokumente të rregullta, ose siç quhen me termin zyrtar, pasi mendohet se të gjithë këta emigrantë kalojnë për në shtetin grek, duke shfrytëzuar vijën kufitare në gjithë gjatësinë e tij, duke depërtuar në mënyre të paligjshme.
Emigrantët
Sipas emigrantëve të kthyer, policia greke është hedhur në një aksion të përditshëm në gjurmim të emigrantëve, jo vetëm të atyre që nuk kanë asnjë lloj dokumentacioni, por edhe të atyre që nuk e kanë të plotë atë, pa toleruar për asnjërën palë.
Një fenomen i tillë i nisur gjatë muajit të fundit ka ngjallur panik në radhët e emigrantëve, duke menduar se një fat të tillë mund ta ketë kushdo prej tyre, nën pretekstin e një dokumenti që nuk e kanë me vete.
Ndërkohë të gjithë ata që kapen nga policia në qytetet e ndryshme të Greqisë janë të detyruar të përballen me dhomat e paraburgimit për ditë të tëra, deri në dorëzim pranë autoriteteve shqiptare në Kapshticë.
Edhe pse gjatë muajve të fundit nuk ka patur emigrantë të keqtrajtuar, një kthim i tillë, në shifra kaq të larta, duket i frikshëm për emigrantët dhe një peripeci e mundimshme, siç do ta quanin ata, sepse ata që kanë të paplotësuara dokumentet u duhet të nisen e të rinisen disa herë drejt Greqisë, me qëllim për t’u sistemuar atje, ku mjaft prej tyre kanë edhe familjet.
116 të kthyer
28 maj 2005
167 të kthyer
29 maj 2005
85 të kthyer
30 maj 2005
120 të kthyer
31 maj 2005
160 të kthyer
1 prill 2005
119 të kthyer
2 prill 2005
767 të kthyer
gjithsej këtë javë