Biba, dyshohet për tre vrasje
02/06/2005 Krimet e Rënda, lënë në burg pa afat të ekstraduarin nga Italia
TIRANË – Ka ngritur supet para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Nuk e dinte se ndaj tij po kjo gjykatë kishte marrë në mungesë masën e arrest me burg pa afat një vit më parë. Kështu, në vitin 2004, pas vendimit të gjykatës, policia të pandehurin Pashk Lleshi (Biba) e shpall person në kërkim ndërkombëtar. Vetëm në datën 30 maj, i pandehuri është kapur nga policia italiane dhe më pas është ekstraduar. Dje para gjykatës ka bërë të paditurin. Nuk ka qëndruar më shumë se pesë minuta në sallën e gjyqit, kur ka dëgjuar vendimin për t’u shoqëruar në burg në pritje të fillimit të shqyrtimit gjyqësor. "Nuk e di se për çfarë më kanë kapur. Nuk e di për çfarë më akuzojnë". Kaq ka patur mundësi të thotë i pandehuri Pashk Lleshi para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Vendimi i masës së arrestit me burg pa afat është dhënë nga gjyqtari Xhelal Elezi. Ndërsa vepra penale, ajo e vrasjes me paramendim të tre personave, i është komunikuar nga prokurori Olsjan Çela. Vetë i pandehuri Lleshi nga Rrësheni, nuk ka patur mundësi të gjej një avokat dhe të bëjë mbrojtjen ligjore. Për të gjykata ka caktuar avokat kryesisht, duke i dhënë mundësi që për fazat e tjera të mbrohet nga avokati i zgjedhur nga familja. Sipas akuzës, i pandehuri Lleshi ishte shpallur person në kërkim një vit më parë. Dyshohet se ka kryer tre vrasje dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I pandehuri është 31 vjeç. Mendohet se Pashk Lleshi (Biba) njihet në rrethin e tij shoqëror si person shumë i "fortë". Ka përdorur shumë emra dhe mbiemra. Në Itali ka shfrytëzuar si prostituta shumë femra. Dyshohet, sipas akuzës, se është autor i tri veprave penale të rënda. Policia arriti të bëjë identifikimin e të pandehurit si autor të mundshëm të vrasjes të ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, në datën 02.05.2003. Vepra mendohet se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Në këtë datë, i pandehuri dyshohet të ketë vrarë shtetasin Prekë Bici. Prokurori ka komunikuar dje në sallën e gjyqit se i pandehuri Pashk Lleshi dyshohet të jetë autor i vrasjes së çiftit Nikolin e Vitore Curri. Prokurori Olsjan Çela është shprehur dje gjatë seancës për komunikimin e masës së arrestit se ndaj Pashk Lleshit ekzistojnë prova që vërtetojnë prezencën e tij në kryerjen e këtyre veprave penale.