“Rivalët, problemi i Shkodrës, kandidimi im, zgjidhja”

03/06/2005 Flet kandidati i PD për zonën nr.4 të Shkodrës, Gilman Bakalli
Përzgjedhja si kandidat i PD, ishte një surprizë për ju?
Të gjitha reagimet kanë një emërues të përbashkët, i panjohur për strukturat e degës së PD në Shkodër, i paangazhuar në politikën e PD dhe si person pa përvojë politike. Por, në sensin e përgjithshëm, nuk jam i panjohur, sepse mësimdhënia në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës më ka bërë të njohur në një rreth të gjerë njerëzish.
Kjo (mos)njohje përbën avantazh apo disavantazh për ju?
Parë në aspektin politik, mosnjohja më krijon favor kundrejt rivalëve, sepse nuk do të kenë mundësi se ku të kapen. Por edhe në aspektin psikologjik, kjo mosnjohje do të më krijojë avantazhe, nisur nga kureshtja e madhe që kanë njerëzit për të më njohur, kureshtje që ka filluar që në përzgjedhjen time si kandidat. Nisur nga kjo, mendoj se janë rritur shanset si produkt i ri, pasi kureshtja është më e madhe sesa frika, e cila njihet si e ardhur prej një kaste që ka pushtet, produktet e së cilës dihen tashmë. Nga ana tjetër, mendoj se të qënurit i njohur përbën një disavantazh, pasi të është dhënë rasti t’u tregosh njerëzve se çfarë nuk mundesh të bësh.
Kur jeni ftuar për të kandiduar dhe si?
Jam ftuar nga kryesia e PD, për të kandiduar, tri ditë para se të merrej vendimi për emrat e kandidatëve, që do të konkurronin në zgjedhjet e 3 korrikut. Po atë ditë, pas ftesës dhe diskutimit në kryesi, e kam pranuar kandidimin. Thirrja që më bëri kryesia e PD ishte në kuadrin e ristrukturimit të strategjive politike të kësaj aprtie, ku dëshmia e parë e këtij ristrukturimi ishte krijimi i KOP dhe dëshmia e dytë ishte shfaqja ime në politikë.
Si e llogarisni fitoren, si individ apo si kandidat?
Fitoren më shumë e llogarisë si individ, por gjithnjë në kuadrin e prezantimit të platformës së PD, si alternativa më e mirë për zgjidhjen e problemeve të qytetit.
Ku është bazuar kandidimi juaj dhe cila është pika juaj më e fortë?
Çdo vendim i njeriut ka një pikënisje, e cila për mua kanë qenë problemet e qytetit. Lidhur me to, dikush ndërgjegjësohet më herët, dikush më vonë. Sot jam më i ndërgjegjshëm se kurrë që problemet aktuale që ka Shkodra dhe Shqipëria nuk mund të zgjidhen kurrsesi prej kastës politike, që është në pushtet, prandaj mendoj se sot ka ardhur koha për ndryshim. Element i rëndësishëm në kandidimin tim është tradita familjare, pasi jam bir i një ish të përndjekuri politik, dhe si i tillë jam zëri i një shtrese, e cila përfaqësohet nga një numër shumë i madh në Shkodër, kjo duke marrë parasysh faktin se Shkodra është qyteti më i persekutuar në Shqipëri. Një element i rëndësishëm i kandidimit tim dhe që rrit edhe shanset për fitore, është edhe të qënurit në opozitë, pasi nga ky pozicion është më lehtë të bindësh njerëzit se forca politike në fuqi nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e jetës së tyre, pasi në qoftë se pushtetarët aktualë kanë qenë diku aktiv, kanë qenë vetëm aktiv në përkeqësimin e jetës së njerëzve. Pika ime më e fortë është prezantimi i një njeriu që kërkon ta vendosë politikën në shërbim të popullit dhe jo të politikanëve, si dhe prezantimi si ndërmjetësues i ndershëm dhë energjik i interesave të njerëzve.
Cilin llogaritni rivalin tuaj më të fortë?
Kësaj pyetjeje do të doja t’iu përgjigjesha ndryshe nga ato standardet, pasi, për mua, përballë nuk janë rivalët e partive të majta, por problemet e njerëzve. Rivalët më duhet t’i njoh si emra për arsye teknike, pasi rivalët i konsideroj si problemi, ndërsa kandidimin tim si zgjidhja.
A shikoni vështirësi në këto zgjedhje dhe çfarë i premtoni elektoratit?
Vështirësia e zgjedhjeve të kësaj radhe qëndron në ndërgjegjësimin e zgjedhësve, pasi që nga viti 2001 është rritur bojkotimi, gjë që e bën më të lehtë edhe manipulimin. Kështuqë, detyra e parë është të bindim njerëzit që të shkojnë te kutia e votimit. Ndërsa në lidhje me premtimet, personalisht nuk dua të premtoj rrugë, infrastrukturë etj., por premtoj vullnetin e mirë për t’i shërbyer njerëzve, sepse vihet re që pushteti ekonomik sado i fuqishëm që të jetë, nëse nuk e ka vullnetin e mirë për të zgjidhur problemet është njësoj sikur të mos ekzistojë fare.
Curriculum vitae
Dr. Gilman Ethem Bakalli
Lagja: Vojo Kushi
Rruga: Ruzhdi Tyli, Nr.46
Shkodër
Tel.: 00355 224 32 96
Cel.: 0692354005
E-mail: gilmanbakalli@hotmail.com
Ditëlindja: 11.08.1967
Vendlindja: Shkodër
Gjendja civile: i martuar, dy fëmijë
Arsimi: 09/73 – 06/81 Arsimi 8-vjeçar 09/81 – 06/85 Arsimi i mesëm me provim pjekurie
09/87 – 06/91 Dega Gjeologji në Universitetin e Tiranës
09/96 – 06/00 Dega Gjermanistikë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër
Përvoja profesionale: 09/00 – në vazhdim: Pedagog i letërsisë gjermane dhe i përkthimit në Departamentin e Gjermanistikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
2003 – në vazhdim: drejtor i departamentit të gjermanistikës
2002 – në vazhdim: anëtar senati i Universitetit “Luigj Gurakuqi”
Specializime në kuadrin profesional:
06/99 – deri më sot: seminare me kohëzgjatje të ndryshme me karakter letrar-shkencor të organizuar në Klosterneuburg/Vjenë, në Grac dhe në Amerikë (Arkansas/Little Rock). 2001-2004 studimi i doktoraturës në Universitetin “Karl-Franzens” në Grac, i përfunduar më 17.06.2004.