E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Do të merren masa ndëshkuese për drejtuesit e mjeteve që parkojnë jashtë rregullave

Policia Bashkiake e Tiranës do të ndëshkojë deri me sekuestrim të automjetit, drejtuesit që parkojnë jashtë rregullave. Situata më problematike paraqitet në Bulevardin ''Zogu i Parë'' dhe në segmentet e Unazës. "Arsyeja e këtyre masave është në funksion të pastrimit të qytetit, proces që kryhet gjatë natës, por që nuk bëhet normalisht sidomos në këto akse, për shkak të ngarkesës së madhe të parkimit të makinave", thanë burime zyrtare nga Bashkia. Sipas tyre, masat ndëshkuese do të variojnë nga gjoba monetare, deri në sekuestrim të makinës nga Policia Bashkiake. Por për banorët e kryeqytetit, këto rregulla po shkaktojnë më shumë kaos në rrugë, pasi siç shprehen ata, nuk kanë vende të përshtatshme ku mund t’i parkojnë automjetet e tyre, pasi  bashkia nuk ka krijuar parkime publike me pagesë. Madje, shprehen ata, "është faji i pushtetit vendor që për pallatet e reja që po ndërtohen, nuk parashikon vend-parkime, ose janë dhënë leje për parkime, por këto mjedise janë kthyer në dyqane".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›