E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Kopsht veç për romët

 

Kopsht  i ri vetëm për fëmijët rom. Bashkia e Tiranës ka mundësuar hapjen e tij në Njësinë Bashkiake nr.4 në Tiranë.  Ky institucion edukimi ndodhet në lagjen "Allias" brenda një qendre sociale. Nga sa bëri me dije zyra e shtypit:  Për krijimin e këtij kopshti është bashkëpunuar me biznesin privat si dhe me punonjësit socialë.  Ambientet e tij kanë një kapacitet prej 25 fëmijësh dhe pritet që të hap dyert gjatë këtij fund viti. Gjithashtu  në këtë godinë do të bëhet për herë të parë "Kursi kundër Analfabetizmit", i cili do të pranojë të gjitha moshat e komunitetit rom. Aktiviteti i tij pritet të fillojë në janar. Trajnuesit që do të marrin përsipër të ulin nivelin e analfabetizmit janë vullnetar të forumeve të ndryshme. Pas vitit 1991 është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve rom që nuk regjistroheshin në shkollë ose që i braktisnin shkollat fillore pasi bënin një vit në to. Po kështu hapja e këtij kopshti ka për qëllim që fëmijët që do ta frekuentojnë do të mësojnë gjuhën shqipe sipas programeve parashkollore. Në këtë mënyrë, ata nuk të kenë mundësi ta vazhdojnë më tej shollën. Pjesë e programit janë edhe aktivitetet psiko-sociale, të cilat do të organizohen në mënyrë të vazhdueshme nga anëtarët e stafit. Sa i përket ceremonisë së inagurimit, mendohet të bëhet në formën e një feste ku do të shpërndahen dhurata si materiale shkollore dhe lodra. Por veçimi i fëmijëve rom në një kopsht të posaçëm ka sjellë edhe reagime nga një pjesë e grupeve për të drejtat e njeriut. Ndonëse kjo nisëm shihet me sy pozitiv, fakti që këta fëmijë veçohen nga të tjerët mund të sjellë edhe shqetësimin për diskriminim të këtij komuniteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›