E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone Albania rinis turin e bamirësisë

 

Fondacioni Vodafone Albania rinis turin e saj të bamirësisë. Konkretisht nga datat 22-26 dhjetor do të organizohet Turi i Bamirësisë në Shtëpitë e Fëmijës dhe të Moshuarve në gjithë Shqipërinë. Stafi i Vodafone Albania do të shoqërojë këtë tur për t'i dhuruar një buzëqeshje më shumë këtij komuniteti. Por nuk mbaron me kaq. Sipas programit të turit të bamirësisë, Fondacioni Vodafone Albania më datat 22-23 dhjetor do të jetë i pranishëm në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër në shtëpitë e fëmijëve dhe azilet e pleqve. Ndërsa më 24 dhjetor stafi i Vodafone Albania do të jetë i pranishëm në Gërdec dhe "Luigj Gurakuqi", Tiranë. Ndërsa më 26 dhjetor stafi i Vodafone Albania do të jetë te shtëpia e fëmijës në Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›