E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Ja efektet e krizës në sektorët e ekonomisë

 

Fabiola Çela

Fondi Monetar Ndë-rkombëtar ka kaluar në ‘skaner’ ekonominë shqiptare dhe efektet e shkaktuara nga kriza globale. Sipas raportit më të fundit të fondit, edhe pse në një masë më të vogël se vendet fqinje, kriza ka dhënë efektet e saj negative në rënien e investimeve private, të eksporteve etj. Si pasojë e kësaj, rritja ekonomike e këtij viti do të jetë më e ulët se parashikimet e kryera më parë. Por sipas fondit e rëndësishme është që rritja do të jetë pozitive.
Raporti
“Kriza globale ekonomike dhe financiare ka ndikuar negativisht në ekonominë e Shqipërisë, megjithëse në një masë më të vogël krahasuar me vendet fqinje. Ekonomia pritet të kthehet me një rritje pozitive gjatë vitit 2009, e nxitur nga baza të shëndosha si: rritja është mbështetur kryesisht nga kërkesat e brendshme dhe është financuar kryesisht nga buxheti i vet”, thuhet në raportin e FMN-së. Sipas Fondit, sektori financiar mbetet i fortë, me kapitalin dhe treguesit e likuiditetit adekuat. Edhe pse në rënie gjatë vitit 2009, pozicioni fiskal mbetet i mirë. “Megjithatë, deficiti i llogarisë rrjedhëse, i cili qëndron në 16,8 për qind të GDP-së gjatë gjysmës së parë të vitit, mbetet një pikë e dobët në kushtet makroekonomike; korrigjimi i nevojshëm kërkon politika të matura. Rritja e rrezikon, premia dhe ‘fluturimi’ në likuiditet, së bashku me uljen e kërkesës globale, kanë ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare. Besimi në sistemin bankar është testuar në tremujorin e fundit të vitit 2008, që ndikojnë në bazën e tij të depozitave dhe kapacitetin e tij me ndërmjetësime financiare. Rritja vjetore e kredisë është ngadalësuar nga rreth 45 për qind vitin e kaluar, për 17 për qind gjatë 3 tremujorëve të fundit. Kriza financiare duket se ka pasur një efekt të mbetur në sektorin real, duke reflektuar me një rënie të kërkesës së brendshme, presionet e ulëta inflacionare dhe rrezikshmërinë e lartë të kursit të këmbimit në fuqi. Të dhënat e mundshme ekonomike sugjerojnë një ngadalësim në aktivitetin ekonomik në vitin 2009, për shkak të uljes së investimeve private dhe një rënie në eksporte. Megjithatë, rritja ekonomike pritet të jetë pozitive, por më e ulët se në vitet e mëparshme. Zgjerimi fiskal i shkaktuar nga shpenzimet kapitale e ka përballuar kërkesën në gjysmën e parë të vitit 2009. Ndihmuar nga rënia në çmimet e huaja, presionet e inflacionit janë ndrydhur dhe normat e inflacionit kanë lëvizur rreth gjysmës më të ulët të grupit të tolerancës, prej 2-4 për qind (objektivi 3 për qind) të Bankës së Shqipërisë. Në gusht, inflacioni vjetor ishte 2.2 për qind dhe pritjet e inflacionit mbeten të ankoruara mirë rreth objektivit të Bankës Qendrore. Pas një seri masash të marra si nga Banka e Shqipërisë, edhe nga qeveria shqiptare, besimi në sistemin financiar është rikthyer, likuiditeti është përmirësuar dhe depozitat janë në rritje. Normat e interesit afatshkurtër janë të ulëta dhe të qëndrueshme, ndërsa normat afat-gjata mbeten të larta, duke pasqyruar disa shkallë të pasigurisë ekonomike dhe primeve me rrezik të lartë. Përmirësimi i likuiditetit në sistemin bankar, së bashku me uljen e rrezikut të premia-s dhe një mjedis më i mirë ndërkombëtar, ka të ngjarë të rezultojë në rritjen e shpejtë të kreditimit në afat të afërt”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›