Topalli: Të turpshme sulmet e Ramës ndaj trupës së Kolegjit Zgjedhor
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar pas akuzave të hedhura nga kreu opozitar Edi Rama një ditë më parë ndaj gjykatësve të Kolegjit Zgjedhor. “Mbrëmë anti-parlamentarët e opozitës kanë filluar sulmet ndaj gjyqtarëve të Kolegjit duke akuzuar se ato kanë marrë miliona euro. Në fakt, të sulmosh pa reshtur drejtësinë, shtetin, të sulmosh përmes shantazheve, shpifjeve dhe trillimeve, është tepër e rëndë. E në mënyrë të veçantë kur kjo ndodhë nga lidershipi i një partie opozitare. Rama njihet si 20% dhe sulmoi 8 gjyqtarë duke i thënë se kanë marrë miliona euro”- u shpreh Topalli, në seancën e sotme parlamentare. Sipas saj, e vërteta dhe faktet treguan se shqiptarët e përzunë zotin Rama nga bashkia me vullnet të lirë dhe me proces transparent.
...