E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur në Durrës

Aksidentet

Në 24 orët e fundit, aksidentet rrugore shkaktuan dy të vdekur dhe shtatë të plagosur. Ndërsa në orët e natës së kaluar mbetën të vdekur në dy aksidente të ndryshme një 19-vjeçar nga fshati Shënavlash i Durrësit dhe një 45-vjeçar nga Vlora. Pasditen e së mërkurës, në një tjetër ngjarje rrugore u regjistruan katër të plagosur. Aksidenti i radhës ndodhi në superstradën Durrës-Tiranë, pranë Shënavlashit. Një automjet tip “Ford”, me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasja Blerina Hoxha, 24 vjeçe nga Fieri, ka goditur nga pas një mjet tip “Benz”, me targa të Kukësit, që drejtohej nga një 39-vjeçar nga Kukësi. Si rezultat ka mbetur e plagosur drejtuesja e “Fordi”-t, Blerina Hoxha dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin e saj, dy vajza nga Lushnja dhe Elbasani, përkatësisht B.A. 23 vjeçe dhe A.M. 24 vjeçe, si dhe një 37-vjeçar nga Durrësi, me inicialet V.T. Burime spitalore bënë të ditur se 23-vjeçarja nga Lushnja ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident. Ndërkaq, duke u gdhirë dita e djeshme, në një aksident tjetër automobilistik ka mbetur i vdekur shtetasi Viktor Gjoka, 45 vjeç nga Vlora. Ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e vet tip “Volkswagen Pasat”, me targa të Vlorës, kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit bregdetar. Një tjetër person është plagosur dje në rrugën nga Fushë-Kruja në Krujë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›