Vetëhelmohen aksidentalisht, dy të mitur në gjendje të rëndë
Elbasan
Pakujdesia e prindërve u ka kushtuar shtrenjtë dy të miturve nga Rrethi i Elbasanit, të cilët tashmë janë duke luftuar me jetën në spital. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se foshnja M.Ll., katër muajsh nga fshati Bradashesh, teksa ka qenë me të ëmën në një dyqan, ka tërhequr nga banaku dhe ka pirë “bar miu”. Të rriturit e kanë vënë re veprimin e foshnjës me vonesë dhe tashmë ajo ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, F.ç., 3 vjeç, teksa luante nëpër shtëpi, ka ngrënë një copë bukë të vënë enkas për të helmuar minjtë.
#