Bashkia bën gati dosje penale për kryeministrin Berisha
“Shpifja” për tokën te “Tajvani”, paditet i pari ministri Olldashi
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës po bën gati dosje penale për kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Kështu kryebashkiaku duket se po ia kthen Berishës me të njëjtën monedhë për akuzat e dy ditëve më parë. Vetëm se ai nuk mjaftohet me deklaratat publike por ka preferuar të ndjekë rrugën ligjore. Drejtoresha Juridike në Bashkinë e Tiranës, Migena Vishko, deklaroi se Bashkia e Tiranës do të padisë kryeministrin Berisha për deklarimet e fundit të bëra publike, ndaj kryebashkiakut, Edi Rama. Sipas Bashkisë së Tiranës, institucioni i tyre dhe kryebashkiaku Rama po përballen me një seri shpifjesh, të cilat cenojnë punën dhe dinjitetin e këtij institucioni. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit, materialit të përgatitur për kryeministrin Berisha, e cila shumë shpejt do të jetë në duart e prokurorëve. “Ju informojmë se Bashkia e Tiranës është duke përgatitur njëkohësisht kallëzimin penal ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të deklarimeve të fundit publike, që gjithashtu përbëjnë shpifje të qëllimshme për punën e Bashkisë së Tiranës dhe Kryetarit të saj”,- deklaroi Drejtoresh Juridike, Migena Vishko.
Padia
Gjatë ditës së djeshme, Bashkia e Tiranës dërgoi në prokurori ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi. Nëpërmjet Drejtoreshës së Drejtorisë Juridike, Migena Vishko, Bashkia e kryeqytetit ka depozituar të enjten në prokurorinë e rrethit kallëzimin penal ndaj ministrit Olldashi, duke e akuzuar atë për shpifje të qëllimshme ndaj shitjes së tokës tek “Tajvani”. Pak ditë më parë Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi akuzoi Ramën se tokën tek “Tajvani” e ka shitur në kundërshtim me ligjin. Sipas Olldashit, kjo tokë është shtetërore dhe nuk mund të shitet nga Bashkia. Për më tepër, Olldashi hodhi akuza të tjera, ku përveç shitjes së jashtëligjshme, në shkelje me ligjin është edhe çmimi prej 12 mijë lekësh për metër katror me të cilin është shitur kjo hapësirë. Për Olldashin shitja e tokës me këtë çmim qesharak i ka shkaktuar qytetarëve të Tiranës një dëm prej 2,6 milion euro. “Në vijim të depozitimit të tre padive civile, dje në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ashtu siç ju bëmë me dije, sot po depozitojmë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin për fillimin e çështjes penale kundër ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për kryerjen e veprës penale të shpifjes së qëllimshme ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, për shkak të kryerjes së veprimtarisë shtetërore, në lidhje me shitjen e tokës tek “Tajvani”, parashikuar nga neni 240 i Kodit Penal”, -bëri të ditur Vishko.
Situata
Padia e bërë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe përgatitja e një dosje tjetër, ka ardhur pas padisë civile të ngritur dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës. Pas akuzave të shumta në media për Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Rama, ky institucion dorëzoi pranë Gjykatës së Tiranës tre padi civile, për kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe për Partinë Demokratike. Padia është ngritur mbi bazë të deklaratave dhe akuzave të fundit në të tria rastet, të cilat sipas Bashkisë kanë cenuar dinjitetin e administratës që punon në këtë institucion. Padia është depozituar nga Përfaqësuesja Juridike e Bashkisë së kryeqytetit, Migena Vishko, e cila theksoi se këto padi janë bërë nga Bashkia e Tiranës, e ku kërkon nga këto tre subjekte përgënjeshtrim ndaj shpifjeve që i janë drejtuar këtij institucioni. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës kërkon zhdëmtim për cenimin e dinjitetit. Për këtë, si kompensim përveç përgënjeshtrimit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar 1250 pemë dëmshpërblim nga palët e paditura. Kohët e fundit, akuzat dhe deklaratat e këtyre subjekteve kundrejt Bashkisë kanë qenë të forta, të cilat janë përgënjeshtruar nga bashkia e Tiranës. Madje administrata e Bashkisë, hartoi një peticion drejtuar organizmave ndërkombëtare për ndalimin e shpifjeve dhe përbaltjes që u bëhet punonjësve të saj.
4 Dhjetor 2009