Bashkia, çadra falas për pushuesit
VLORE - Plazhi publik i Ujit të Ftohtë në Vlorë konkurron denjësisht atë privat këtë sezon veror.
Ambienteve të përmirësuara ndjeshëm nga ana e bashkisë së qytetit u shtohet edhe ofrimi i çadrave falas, si edhe i shezlongëve me një çmim prej vetëm 100 lekësh. Tjetër risi e këtij sezoni është vendosja e kullave të rojave të plazhit, duke shmangur kështu edhe incidentet e mundshme në det. Bashkia e Vlorës këtë vit ka ndërmarrë një sërë masash në këtë plazh publik për të krijuar një ambient sa më të këndshëm dhe të rehatshëm për pushuesit. Në këtë kuadër, me qëllim përmirësimin e sistemimin e plazheve publike, nga ana e këtij institucioni ata janë mbushur me rërë të pastër, është punuar rëra dhe i është kushtuar rëndësi mbajtjes pastër të të gjithë zonës. Në këtë plazh nuk mungojnë as dushet dhe banjat. Plazhi mbahet i pastër nga puna e punonjësve të komunales. Ofrimi i çadrave falas në plazhin publik ka bërë që një numër i konsiderue-shëm pushuesish të dynden drejt tij, duke e populluar atë që në orët e para të mëngjesit. Njëlloj edhe për shezlongët që ofrohen me çmimin 100 lekë, duke pasur një diferencë me çmime që ofrohen në plazhet private ku çmimi i çadrave dhe shezlongëve varion nga 300 deri në 500 lekë. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës, Halim Dervishi, në sezonin veror 2009 do të veprohet në të gjithë plazhet publike ashtu si është vepruar këtë vit me plazhin publik më të madh, atë të plazhit të ri. Sipas tij, do të do të plotësohen të gjitha kushtet, shërbimet si në plazhin e vjetër dhe atë të portit për t'u ofruar qytetarëve çadra falas, shërbim për gjithçka brenda zonave të plazhit.
"Bashkia dhe ndërmarrja komunale për këtë sezon ka ndërhyrë edhe në plazhin e vjetër, i cili prej vitesh ka qenë jashtë funksionit si pasojë e hedhjes së mbeturinave të shumta si dhe ato inerte. Këtë sezon është pastruar e gjithë zona e plazhit, është hedhur rërë e pastër, niveluar dhe punuar rëra si dhe pastrohet nga punonjës të caktuar vetëm për pastrimin e plazhit", sqaroi Dervishi. q.b