Nisen për plazh, aksidentohen 4 vetë
Një familje e tërë rrezikoi jetën mesditën e djeshme në një aksident në superstradën Laç-Lezhë.
LEZHE/ ROLAND NIKOLLI
Prindërit me dy fëmijët e mitur ishin nisur për në plazh, të katër mbi një motoçikletë, por dalja e papritur në rrugë dhe shpejtësia e një makine që vinte nga Tirana ka qenë fatale. Motori dhe katër pasagjerët e tij, Ndue Çopani, 30 vjeç, e shoqja Zamira, 29 vjeçe dhe fëmijët 5 dhe 6-vjeçare, Adi dhe Remi, kanë përfunduar mbi asfalt të gjakosur. Drejtuesi i makinës "Opel", me targa të huaja ka braktisur mjetin, duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, me qëllim t'i shpëtojë drejtësisë. Në ndihmë të të plagosurve kanë shkuar udhëtarët e tjerë, të rastësishëm, duke kërkuar ndihmën e policisë dhe kryer transportin e tyre drejt spitalit të Lezhës. Nëna e fëmijëve ndodhet në gjendje më të rëndë, duke u dërguar drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa i shoqi dhe dy fëmijët po trajtohen në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rreziku. Burime zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se, aksidenti u shënua rreth orës 12:40. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, makina "Opel" po udhëtonte në drejtim të Lezhës, ndërsa familja Çopani nga Laçi drejt plazhit të Tales. Motoçikleta ka dalë papritur në superstradë, në afërsi të Shënkollit e për pasojë vetura me shpejtësi të madhe nuk e ka shmangur goditjen me pjesën e parme të mjetit tjetër. Në timon ndodhej kryefamiljari, ndërsa fëmijët ishin vendosur mes tij dhe gruas, çka i ka ruajtur disi nga përplasja e fortë. I tronditur drejtuesi i makinës, ende i paidentifikuar, e ka braktisur në mes të rrugës atë, duke u larguar nga vendngjarja. Një grup ekspertësh të qarkullimit rrugor shkuan me shpejtësi pas sinjalizimit të aksidentit, duke mundësuar zhbllokimin e rrugës së bllokuar nga fluksi i makinave dhe për të konkluduar mbi shkaqet e përplasjes. Ndonëse zyrtarisht nuk është pohuar ende, dyshohet se dy palët janë fajtorë në këtë aksident: shpejtësia e makinës si dhe hyrja në superstradë papritur e motoçikletës. Sipas policisë, familja Çopani po udhëtonte në drejtim të plazhit të Tales për të bërë plazh, por nuk ka mundur të arrijë në destinacion.
Superstrada Fushë Krujë-Lezhë-Shkodër është quajtur rruga e tmerrit për udhëtarët që prej ndërtimit të saj. Rruga e ngushtë bllokon drejtuesit për të parakaluar me lehtësi; personat që dalin nga rrugët dytësore janë tepër të pakujdesshëm, ndërsa mungesa e sinjalistikës, kryesisht për udhëtimin natën ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve të shumta. Pjesa më e madhe e tyre përfundojnë me viktima, ndërsa duket se fati ka dashur që anëtarët e familjes Çopani të shpëtojnë pa plagë të rënda.
Tropojë, plagoset motoçiklisti
TROPOJE - Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur paraditen e së dielës në dalje të qytetit të Bajram Currit. Sipas njoftimit të policisë lokale, autovetura e drejtuar nga Behar Nella ka përplasur Shkëlzen Hajdarmatajn, 18 vjeç që udhëtonte me motoçikletë. Menjëherë kalimtarët dhe policia i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, i cili ka thyer këmbën dhe ka probleme të tjera në trup. Pas mjekimit të parë në spitalin e qytetit është kërkuar ndihma e helikopterit, i cili e ka dërguar të plagosurin për mjekime më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Si shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e autoveturës. j.h
Ardhja e emigrantëve, shtohen policët rrugorë
FIER - Me qëllim shmangien e aksidenteve dhe lehtësimin e trafikut, Policia Rrugore e Fierit ka shtuar kontrollet në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Ardhja e emigrantëve për shkak të sezonit veror ka rritur fluksin e qarkullimit dhe të numrit të automjeteve. Shumë prej segmenteve që lidhin qytetin me zonat bregdetare janë kthyer në një makth të vërtetë për kalimin e qetë të qytetarëve dhe automjeteve. Shefi i Policisë së qarkullimit Rrugor në Fier, Pëllumb Këçuku, ka deklaruar se janë shtuar patrullat me qëllim shmangien e incidenteve dhe anomalive në trafik. "Kemi shtuar numrin e patrullave fikse dhe atyre të lëvizshme, ndërkohë që do të shtohet dhe forcohet numri i kontrolleve, si në drejtim të dokumentacionit të mjeteve, gjendjes teknike të tyre dhe aftësisë së drejtuesve të mjeteve", u shpreh Këçuku. "Qëllimi ynë është rritja e eficencës së punës në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe përballimit të trafikut rrugor në këtë sezon, ku fluksi i automjeteve që hyjnë në qytet është i paparashikueshëm", theksoi ai. Ndërkohë që numri një i qarkullimi rrugor në Fier ka kërkuar edhe bashkëpunimin me instancat e tjera, si dhe të vetë drejtuesve të mjeteve. m.r