E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët me 1 sportel, radhë të gjata në Kakavijë

KAKAVIJE - Puna vetëm me një sportel, në anën greke të doganës së Kakavijës, shkaktoi mëngjesin e djeshëm krijimin e një radhe prej 1 kilometri në tokën helene. 

Sipas burimeve pranë kësaj pike doganore mësohet se, për shkak të punës së ngadaltë nga pala greke prej orës 05:00 deri në 07:00, qindra automjete që prisnin hyrjen për në Shqipëri u bllokuan në radhë. Emigrantët shqiptarë e kanë interpretuar si të qëllimshme këtë nga ana e palës greke, të njëjta me ato që paraqiten pothuajse çdo vit. Rreth 2 orë pas fillimit të këtij problemi, autoritetet shqiptare kontaktuan me homologët grekë, duke bërë të mundur kështu vënien në funksion edhe të një sporteli tjetër në anën e tyre. Menjëherë pas kësaj situate ka shkuar drejt normalizimit dhe radha është shmangur. Ndërkohë që bëhet e ditur se, në anën shqiptare puna ka vijuar me tre sportele dhe nuk është paraqitur asnjë problem. Ndër të tjera, për anomalinë e krijuar dje drejtuesit e doganës shqiptare pohuan se, ajo nuk kishte aspak lidhje me fluksin e emigrantëve shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›