E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia "dekoron" 10 studentët më të mirë

Të paktën dhjetë studentë të diplomuar në Universitetin e Korçës, në degë të ndryshme të tij, kanë përfituar grante nga ana e bashkisë së këtij qyteti për hapjen e bizneseve të tyre. Ndërkohë që 14 të rinj të sapodiplomuar, që janë trajnuar në institucionet lokale dhe bizneset e mëdha, janë punësuar pas periudhës 3-mujore që ka zgjatur trajnimi. Sipas kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi, kjo nismë ka për qëllim të stimulojë të gjithë ata të rinj që arsimohen në Korçë, të integrohen në tregun e punës dhe të japin kontributin e tyre në këtë qytet.

Në këtë program, bashkia ka ndarë për 10 studentë grante nga 130000 lekë për çdo fitues për hapjen e një biznesi, në bazë të planeve që kishin krijuar. Veç kësaj, këtyre biznesmenë të rinj u janë krijuar lehtësira fiskale. Ata janë përjashtuar nga detyrimet për taksat vendore, u është ofruar taksë regjistrimi zero për çeljen e biznesit dhe 30% ulje të taksave. Bizneset e reja kanë qenë kryesisht: studio fotografike, internet café, farmaci bujqësore, sipërmarrje ndërtimi etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›