E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën motokarron për skrap, kapen

Fier

Zbardhet autorësia e vjedhjes së një motokarroje, ngjarje për të cilën u arrestua një ditë më parë pronari i një pike grumbullimi skrapi, tek i cili autorët kishin çuar mallin e vjedhur. Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga Leonard Tafan, 37 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes. Tafa është prangosur në banesën e tij pas dy ditëve qëndrimi në bregdetin e Darëzezës, ku fshihej nga policia. Pas marrjes në pyetje të Tafës është prangosur edhe 18-vjeçari Edmemet Memeti, si bashkëpunëtor.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›